Pogba nuk ka rinovuar, Rangnick ka një mesazh për të

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, nuk e kushtëzon aktivizimin e Paul Pogbasë me faktin që ai nuk e ka rinovuar kontratën me “Djajtë e Kuq”. Francezi është kthyer nga një dëmtim që e la për disa muaj jashtë dhe tani vijon stërvitjen për t’u kthyer në formacion, raporton SS.

“Ne kemitë njëjtin synim,të njëjtën ambicie për të qenë sa më të suksesshëm në tre-katër muajt e ardhshëm. Për mua nuk ka rëndësi nëse lojtari përfundon kontratën. Çështja është se sa dëshiron të jetë pjesë e grupit dhe sa i përfshirë emocionalisht dhe fizikisht ndihet. Mendoj se Pogba dëshiron t’u tregojë tifozëve dhe bordit se çfarë lojtari është. Qoftë për të fituar një kontratë të re diku tjetër. Ai do të jetë mjafti motivuar. Pse të mos e vendos aktivizoj?”

Rangnick thekson se kontributi i Pogbas gjatë pjesës së dytë të sezonit do të varet thjesht nga sjellja e tij.

“Nëse ai do të tregohet profesional, pse jo? Në stërvitje ai ka treguar se çfarë lojtari i madh mund të jetë. Ajo që kam parë është me të vërtetë premtuese. Pas pauzës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, mendoj se ai do të jetë një kandidat serioz për rolin e titullarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button