Avramopulos dhe Bild në biseduan me detaje për Maqedoninë

Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos dhe shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bild në një takim të përbashkët të martën në Athinë në qendër të vëmendjes kanë pasur edhe Maqedoni dhe zhvillimet në këtë vend sa i përket kontestit të emrit. 

“Ne kemi shkëmbyer mendime për politikën e zgjerimit dhe ardhmërisë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçmas për Maqedoninë, për situatën e së cilës kemi diskutuar në detaje. Bashkërisht kemi konfirmuar se përparimi i fqinjëve drejt harmonizimit të standardeve evropiane, do të jetë parakusht për konsolidimin e sigurisë në Evropën Juglindore”, deklaroi Avramopulos, pas takimit me Bild. 

Avramopulos nënvizoi se populizmi dhe nacionalizmi sot janë kombinimi më i keq në rajonin e Ballkanit dhe se ato rrënojnë të gjitha përpjekjet për konsolidimin e stabilitetit të këtij rajoni të ndjeshëm. “Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se Greqia është faktor stabilizues në rajon. Ne dënojmë populizmin dhe nacionalizmin dhe nëtë gjitha mënyrat dërgojmë sinjale pozitive tek fqinjët tanë, sidomos tek ata me të cilët kemi probleme që duhet zgjidhur”, theksoi shefi i diplomacisë greke. 

Lajme të ngjashme

Back to top button