Sot varroset i ndjeri Mlladenov, pronari i gazetës Fokus

Trupi i pajetë i gazetarit dhe pronarit të “Fokusit”, Nikolla Mlladenov, i cili vdiq në një aksident tragjik do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në morgun e Butelit në orën 13.30. 

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14.30 në varrezat e qytetit në Butel. 

Paraprakisht në orën 11.00 në Qendrën kulturore për të rinj do të bëhen homazhe në nder të Mlladenovit. 

Redaksia e gazetës dhe javores “Fokus” ka njoftuar se gazeta e sotme do të jetë 16 faqe kushtuar pronarit dhe gazetarit të tyre dhe do të shpërndahet falas.

Lajme të ngjashme

Back to top button