Prizma: Portalet që i drejton njeriu i afërt me BDI-në, fituan më së shumti para nga reklamat për zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale të tetorit ishin të tretat në të cilat shteti, nëpërmjet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ua mbuloi shpenzimet e partive për reklamim në media. I vetmi kriter është se një portal mund të marrë nga një parti maksimum 15 mijë euro pa TVSH, megjithëse nuk është e ndaluar që i njëjti person juridik të ketë më tepër portale e të marrë aq shuma maksimale sa faqe ka.

Portale të drejtuara nga një njeri i afërt me BDI e mblodhën ajkën e reklamave zgjedhore që u paguan nga shteti në internet, në zgjedhjet e fundit gjatë tetorit të kaluar, janë gjetjet e hulumtimit të BIRN.

Ky rast ilustron efektet e modelit, i cili filloi të përdoret në vitin 2018, që shteti të paguaj reklamat zgjedhore në emër të partive, që sipas esnafit dhe kritikëve ka mangësi serioze të cilat  nxisin dhe e kultivojnë klientelizmin e partive dhe mediave, shkruan “Prizma” në tekstin me titull “Manufakturë mediatike-politike me para publike”.

Rami Mislimi punon në Komunën e Tetovës,  kurse njëkohësisht “ndërton” karrierë prej gazetari nëpërmjet portalit tetovasot.com. Ai u punësua në vitin 2012, ndërsa që nga ardhja e kryetarit të ri Bilall Kasami nga Besa, Mislimi ishte në pushim mjekësor, ndërsa tani ka kërkuar pushim pa pagesë.

Përveç tetovasot.com, kompania me të njëjtin emër “Tetova-sot media” bashkon edhe tre portale të tjera –bild.mk, indeks.mk dhe ts.mk. Kompania është zyrtarisht në emër të vëllait të Ramiut, Tefik, por në komunitetin gazetaresk ai është i njohur si “gazetar dhe pronar i portalit Tetova-sot”.

Katër portalet në prag të zgjedhjeve kanë publikuar banerë vetëm të BDI-së dhe për këtë shërbim nga shteti – kurse në emër të partisë, kanë marrë shumën maksimale prej 15.000 euro plus TVSH, gjegjësisht kompania “Tetova-sot media” ka mbledhur gjithsej 70.600 euro. Asnjë person juridik që menaxhon një ueb portal apo portale informative nuk ka marrë shumë të përafërt nga buxheti zgjedhor. Katër faqet e familjes Mislimi janë të vetmet që kanë marrë shumën maksimale për reklamat e partive në faqet e tyre.

Katër portalet nuk e plotësojnë rrëfimin zgjedhor-mediatik të familjes Mislimi. Vëllai i dytë i Rami Mislimit, Naseri i drejton portalet albazone.mk dhe lajmi.mk nëpërmjet Shoqatës Mediatike Albazone. Kjo shoqatë ka arkëtuar nga BDI për zgjedhje gati 5000 euro për banerët e publikuar në albazone.mk dhe 2000 euro nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për reklamat e publikuara në lajmi.mk.

“Prizma” në hulumtimin e saj e citon një tekst të Portalbit të vitit 2018-të, në të cilin kemi shkruar për një skandal ku me intervenim të Artan Grubit, Mislimi është emëruar anëtar i Komisionit për çmimin shtetëror “Mito Haxhivasilev”.

Një grup tjetër mediash, i bashkuar nga kompania “Boulevard” e struganit Albrim Hoxha në hapësirën e internetit janë në vendin e dytë sipas të ardhurave nga zgjedhjet. Në portale in7.tv, vatra.mk, voxgostivari.mk, voxstruga.mk dhe grassalajm.com është reklamuar vetëm koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa për atë shërbim i ka paguar gjithsej rreth 34 000 euro.

Albrim Hoxha në vitin 2013 ishte zëdhënës i degës së PDSH-së në Strugë, e cila më vonë praktikisht u shndërrua në një parti më vete – Aleanca për Shqiptarët, ndërsa në kohën kur në krye të Komunës Strugës ishte Zijadin Sela – lideri aktual i Aleancës, Hoxha ishte i punësuar në komunë.

Zgjedhjet lokale të tetorit ishin të tretat në të cilat shteti, nëpërmjet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, mbuloi shpenzimet e partive për reklamimin në media.

I vetmi kriter është se një portal të mund të marrë maksimumi 15 mijë euro pa TVSH nga ndonjë parti, megjithëse nuk është e ndaluar që një person juridik me portale të shumta të marrë aq shuma maksimale sa ka faqe.

Storjen e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button