fbpx

Romani ‘Koha e dhive’ nga Luan Starova botohet në SHBA

Romani “Koha e dhive” nga Luan Starova është botuar në SHBA në botim të Universitetit Viskonsin pres, në përkthim në gjuhën angleze nga Kristina Kramer.

Ky është botimi i dytë i Starovës në Amerikë, pas botimit të vitit të kaluar të romanit “Librat e Babit”.

Botuesi amerikan thekson se në “Kohën e dhive” Luan Starova në mënyrë polifonike e prezanton kompleksitetin ballkanik, me ç’rast autori me sukses zhvillon më shumë rrjedha në roman, ndërsa me narracionin e tij refleksiv dëshmon për ngjarjet tragjike dhe ndodhitë e komplikuara politike.

Romani “Koha e dhive” nga Starova është botuar në 15 gjuhë në rreth 20 vende në botë. për këtë vepër, si edhe për romanet tjera nga “Saga ballkanike” i Starovës, kanë shkruar kritikë të njohur evropian, midis të cilëve Edgar Moren, Alen Boske, Moris Drion dhe Erik Fraj. Në vijim është realizimi i projektit “Saga ballkanike” i Luan Starovës të botohet në 12 vëllime në botim të “Dialog”-ut nga Shkupi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button