Dimri nuk ka kaluar, në RMV paralajmërohet për reshje të borës

Nën ndikimin e valës së ftohtë dhe të lagësht, nesër në orët e mbrëmjes në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut do të ketë reshje të borës. Reshjet do të vazhdojnë edhe të premten, kur dhe do të zgjerohen edhe në pjesët tjera të vendit, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH), njofton Portalb.mk.

Reshje më të mëdha do të ketë në zonat perëndimore dhe gjithandej do të formohet shtresë bore, a nëpër male ajo do të rritet. Shtresë më e hollë e borës do të formohet edhe në pjesët tjera, veçanërisht në pjesën e poshtme të Rajonit të Vardarit.

Nga DPHM theksojnë se për shkak temperaturave të ulëta do të ketë edhe ngrica. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Pastaj në ditët në vijim do të ketë mot të vranët, ftohtë dhe erë, si dhe reshje lokale të borës. Temperaturat e ditës në më shumë vende do të jenë nën zero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button