Mickoski: Para zgjedhjeve do të dorëzojmë ndryshime në Kodin Zgjedhor për të shfuqizuar “Qeverinë e Përzhinos”

Lideri i partisë opozitare më të madhe në vend, Hristjan Mickoski paralajmëroi aktivitete për shpallje tëzgjedhjeve të parakohshme si dhe deklaroi se janë të gatshëm të diskutojnë që vendi të ketë një zonë zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i VMRODMNE-së tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare priten së shpejti. Pasi sipas tij kjo shumicë parlamentare dhe qeveria e BDI-së e administruar nga Kovaçeski është artificiale.

Ai njoftoi se partia e tij së shpejti do të propozojë aktivitete që synojnë shpalljen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja.

“Ne jemi gati dhe do të dorëzojmë në parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat nuk do të ketë qeverisje teknike, pra njëqind ditë humbje e kohës së qytetarëve, por do të përdorim afatin kushtetues prej 45 deri në 60 ditë”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij VMRO-DPMNE-ja, nuk do e kundërshton pushtetin aktual deri në zgjedhje.

“Spasovski le të mbetet ministër i Brendshëm, le të mbetet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale. Nuk do të ketë deputetë nga opozita në bujqësi, financa, shoqëri informative, le të mbetet kjo qeveri siç është dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski, duke bërë të ditur se partia opozitare është e gatshme të diskutojë për vendosjen e një njësie zgjedhore.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button