Në Australi, gjykatësit nuk janë të liruar nga vaksinimi

Gjykata në Viktoria, si organ i pavarur nga ekzekutivi, organizohet dhe vendos në mënyrë të pavarur të zhvillojë gjykime vetëm nëse të gjithë pjesëmarrësit në gjykim janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës. Gjykatësit nuk tregojnë rezistencë ndaj vaksinimit. Fakti që qeveria në Viktoria nuk është ajo që vendos për vaksinimin e detyrueshme për gjyqtarët, por ata e bëjnë vetë, është se Australia dëshiron të sigurojë një ndarje të pushteteve dhe mosndërhyrje në degën ekzekutive të gjyqësorit, shkruan Vërtetëmatësi.

Рo recenzojmë një postim në Facebook, në të cilin thuhet se në Australi, konkretisht në Viktoria, Melburn – gjykatësit janë të liruar nga vaksinimi.

“Kaq e patën masat, parimet dhe “virusi i rrezikshëm”. Rasti i NOVAKs është edhe një dëshmi se bëhet fjalë për një agjendë dhe jo për shëndetësi, ligje dhe parime”, thotë autori i postimit.

A është e vërtetë që gjykatësit në Viktoria janë të liruar nga vaksinimi?

Qeveria në Viktoria ka miratuar një paketë masash për të mbrojtur shëndetin publik gjatë një pandemie. Disa prej tyre i referohen vaksinimit kundër Kovid-19, dhe bëhet fjalë për udhëzime të sakta dhe precize për mënyrën e kryerjes së vaksinimit, të cilat janë publikuar në dokumentin të cilin mund ta lexoni në këtë link.

Në këto udhëzime të qeverisë në Viktoria thuhet se punëdhënësit nuk duhet t’i lejojnë punonjësit të punojnë jashtë shtëpisë nëse nuk janë plotësisht të vaksinuar ose të liruar nga vaksinimi. Ndër të tjera, përjashtim janë edhe punonjësit e gjykatave. Por arsyeja se pse qeveria nuk e bën të detyrueshëm vaksinimin për gjykatësit nuk është se ato janë të “privilegjuar”, por për të mbrojtur  parimin e ndarjes së pushteteve mes atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor pa ndërhyrë në punën e njëri-tjetrit. Një urdhër i tillë për vaksinim të plotë nuk do të thotë se gjykatësit në Viktoria refuzojnë të vaksinohen ose se ata në një farë mënyre janë të privilegjuar.

Si mund ta vërtetojmë këtë?

Në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë të Viktorias më 8 tetor u publikua një kumtesë ku thuhej se gjykatat sipas një vendimi intern do të pranojnë në seancat dëgjimore të jenë të pranishëm fizikisht vetëm gjykatës të vaksinuar. Në kumtesë thuhej se edhe pse gjykatësit nuk i përkasin zyrtarisht grupit të punonjësve për të cilët zbatohet vaksinimi i detyrueshëm, ata përsëri me vetëiniciativë janë vaksinuar në masë të madhe, kështu që me dekret të brendshëm edhe për punonjësit e gjykatës do të vlejë i njëjti rregull si edhe për kategoritë e tjera të punonjësve në Australi (Viktoria).

Ky mesazh është nga Ann Ferguson, kryetare e Gjykatës së lartë të Viktorias dhe kryetare e Këshillit gjyqësor në emër të gjykatave të Viktorias. Direktiva e qeverisë për vaksinimin e punëtorëve të autorizuar nuk u referohet edhe punonjësve të gjykatave. Por kontrollet e brendshme treguan se gjykatat kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë vaksinimi. Këshilli gjyqësor në Viktoria, si punëdhënës i personelit gjyqësor, po shqyrton masa sipas të cilave që paraqiten në seanca të drejtpërdrejta do të duhet të vaksinohen në të njëjtën mënyrë si punonjësit e tjerë në Viktoria. Për arsye praktike, gjykatat do të jenë në të njëjtin pozicion si shërbimet e tjera që ofrojnë shërbime publike në Viktoria.

“Çdo juridiksion do të vazhdojë të minimizojë numrin e njerëzve të pranishëm fizikisht në ambientet tona. Gjykatat i inkurajojnë të gjithë ata që i vizitojnë ambientet tona të vaksinohen plotësisht. Masat shëndetësore në fuqi zbatohen edhe në gjykata e që përfshijnë skrining gjatë hyrjes në gjykatë për personat me simptoma, kontrolli i kodit QR të pasaportës së vaksinimit, distanca fizike, mbajtja e maskave, përdorimi i dezinfektantit, minimizimi i prekjeve të objekteve”, thuhet në kumtesë. 

Në Uellsin e Ri Jugor, më 30 shtator të vitit 2021,  në Gjykatën e lartë janë vaksinuar 70 përqind e gjykatësve!

Në këtë link  mund të shihni rregullat e detajuara dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë pjesëmarrësit në gjyqësor, si dhe për avokatët, të pandehurit dhe paditësit, se si zhvillohen proceset gjyqësore në Australi. Nga rregullat dhe protokollet rezulton se i gjithë personeli i gjykatës i pranishëm në gjykata duhet të jetë plotësisht i vaksinuar. Gjykata është krijuar në parim të njëjtë si degët e tjera të qeverisjes në Australi.

Nga këto fakte rezulton se Gjykata në Viktoria, si organ i pavarur nga ekzekutivi, organizohet dhe vendos në mënyrë të pavarur të zhvillojë gjykime vetëm nëse të gjithë pjesëmarrësit në gjykim janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës. Gjykatësit nuk tregojnë rezistencë ndaj vaksinimit. Fakti që qeveria në Viktoria nuk është ajo që vendos për vaksinimin e detyrueshme për gjyqtarët, por ata e bëjnë vetë, është se Australia dëshiron të sigurojë një ndarje të pushteteve dhe mosndërhyrje në degën ekzekutive të gjyqësorit. Prandaj, vlerësojmë se postimi që po recenzojmë ka nxjerrë jashtë kontekstit kumtesën në fjalë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button