Gjermania dhe Finlanda me kovid protokolle të reja për shtetasit e RMV-së

Për shkak të situatës mes pandeminë e Kovid-19, Gjermania e ka kthyer Maqedoninë e Veriut në listën e vende të rrezikshme, kumtoi se Ministria e Punëve të Jashtme. Me këtë vendim, autoritetet gjermane, do t’u kërkojnë gjatë hyrjes shtetasve të RMV-së paraqitje elektronike dhe certifikatë vaksinimi, vërtetim për kalim të kovidit, apo PCR test negativ, njofton Portalb.mk.

Për personat që nuk janë infektuar me kovid dhe nuk janë vaksinuar, vijon masa 10-ditore e karantinimit, gjatë së cilës mund të lirohen pas 5 ditëve, nëse testohen. Siç kumtojnë nga MPJ, nga kjo masë janë të liruar fëmijët e pavaksinuar deri në 6-vjeç, të cilëve karantinimi u ndalohet pas 5 ditëve.

Protokoll të ri ka edhe në Finlandë. Të gjithë personat, përfshirë edhe shtetasit të RMV-së, të cilët nuk mund të vaksinohen kundër kovidit për arsye mjekësore, mund të hyjnë në këtë vend nëse kanë vërtetim mjekësor të cilin e tregojnë, bashkë me vërtetimin për test kovid negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Të gjithë personat tjerë që hyjnë në Finlandë, përveç atyre që e kanë të rregulluar qëndrimin edhe më tej duhet patjetër që të tregojnë vërtetim për vaksinimin ose kalim të kovidit në gjashtë muajt e fundit, bashkë me testin negativ jo më të vjetër se 48 orë.

MPJ njoftoi se edhe Qeveria e Hong Kongut ka miratuar vendim me të cilën Maqedonia e Veriut gjendet në grupin A të vendeve me raste të detektuara të omikronit. Me këtë kufizohet hyrja e shtetasve tanë dhe të huajve që në 21 ditët e kaluara kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button