fbpx

Tregimet personale të aktivistëve Gen Z janë mahnitëse, kaq të ri po kontribuojnë në luftën e ndryshimit klimatik

Gjenerata Z, e ka pothuajse të pamundur të kujtojë kohën kur kriza klimatike nuk ishte realitet i afërt, shkruan Independent, transmeton Portalb.mk. Ata u rritën me lajme të këqija që lëviznin para syve të tyre: paralajmërime për përmbytje rekorde, zjarre dhe valë të nxehtit që tani po ndodhin.

Kështu që, ndoshta nuk është për t’u habitur që ky brez, i cili përfshin afërsisht të rinjtë nën 25 vjeç, po udhëheq rrugën në përballjen me emergjencën klimatike.

Disha Ravi
Disha Ravi

“Unë jam 19 vjeç dhe në 2050 do të jem 48 vjeç – dhe mund të kem fëmijë për të cilët do të shqetësohem. Gjatë 30 viteve të ardhshme ne do të shohim të ardhmen tonë të shkatërruar për shkak të egoizmit dhe mungesës së veprimit të brezave të prindërve dhe gjyshërve tanë.” thotë aktivistja për ndryshimet klimatike Dr Mya-Rose Craig.

Samiti i parë COP, i cili mbledh liderët botërorë çdo vit për të diskutuar mbi ndryshimet klimatike, u mbajt në vitin 1995 dhe megjithatë emetimet e karbonit vazhdojnë të rriten. Edhe nëse vendet i përmbushin angazhimet e tyre aktuale për klimën, bota po shkon drejt një rritjeje katastrofale të temperaturës prej 2.7C mbi nivelet para-industriale deri në fund të këtij shekulli, sipas një raporti të fundit të OKB-së.

Aktivistët e rinj mund të mos kenë gjithmonë shpresë për shanset e suksesit të Cop26 që u mbajt në Glasgou, por ata vazhdojnë të luftojnë krizën klimatike me guxim dhe kreativitet të jashtëzakonshëm.

Tre vitet e fundit kemi parë një valë të madhe aktivizmi të udhëhequr nga të rinjtë, nga grevat e shkollave të udhëhequra nga Greta Thunberg.

E rritur në Indinë rurale, Disha Ravi pa vetë efektet e krizës klimatike, para se të kuptonte se çfarë janë ato.

Ajo përshkruan se si shtëpia e prindërve të saj në Mangalore vërshohej gati çdo vit dhe kjo është shndërruar në “diçka të zakonshme atje”. Ajo shton: “U ktheva në Bangalore për të studiuar, por prindërit më thanë se situata u përkeqësua.”

Ravi gjithashtu u përball me mungesën e ujit si fëmijë. “I shihja se si gjyshërit e mi përballeshin me mungesën e ujit,” thotë ajo.

Kur Ravi mbushi 18 vjet dhe kishte qasje më të mirë në internet, ajo zbuloi se kriza klimatike qëndronte pas përkeqësimit të përmbytjeve dhe mungesës së ujit me të cilin u përball familja e saj. Pas kësaj informate, Ravi ndihmoi në themelimin e degës indiane Fridays for Future në 2019.

Në fillim të këtij viti, Ravi u arrestua nga qeveria indiane me akuzat për disidencë dhe komplot kriminal pasi që ajo kishte redaktuar dhe shpërndarë nëpër rrjetet sociale një dokument të postuar në Twitter nga aktivistja për klimën Greta Thunberg në lidhje me protestat e vazhdueshme të fermerëve në Indi.

Bashkimi i zërave të të rinjve ka të ngjarë të ndryshojnë kursin e veprimit klimatik, thotë Ravi.

Ghislain Irakoze
Ghislain Irakoze

Ghislain Irakoze u përball me problemit e madh të mbeturinave në moshën 11-vjeçare pas një aksidenti në një deponi vendore.

Ai po vizitonte deponinë në Ruandën Veriore si pjesë e një udhëtimi shkollor për të studiuar problemin e ndotjes urbane. Përderisa Irakoze dhe shokët e tij të klasës po shikonin grumbujt e mbeturinave shtëpiake, ndodhi që një grumbull mbeturinash të shembet mbi mikun e tij më të mirë.

Miku i tij u shërua plotësisht, por Irakoze tani ishte i vendosur të “krijonte një botë pa mbeturina”.

Në moshën 18-vjeçare, ai themeloi “Wastezon”, një aplikacion celular që lidh njerëzit që duan të hedhin mbeturinat e tyre elektronike, me ricikluesit dhe prodhuesit. Deri më tani, mbi 500 ton e-mbeturina janë ricikluar duke përdorur aplikacionin, duke kursyer thuajse mbi 4,500 ton emetime karboni.

Irakoze është i apasionuar pas potencialit të ekonomisë qarkulluese – një sistem ekonomik që përfshin ripërdorimin, riparimin dhe riciklimin e materialeve dhe produkteve ekzistuese për aq kohë sa të jetë e mundur.

“Ne jemi shumë të varur nga burimet e paprekura deri më tani, por prodhojmë tonelata masive të mbeturinave,” thotë ai. “Është koha për të kaluar në ekonominë qarkulluese.”

Irakoze beson se të rinjtë duhet të jenë në qendër të kësaj lëvizjeje drejt një sistemi ekonomik më të qëndrueshëm.

“Për një kontinent që po preket shumë nga ndryshimet klimatike, ndërkohë që ka një kontribut të ulët në emetimet globale, Afrika ka nevojë për më shumë mbështetje për të luftuar një krizë të tillë,” thotë ai.

Elijah Mckenzie-Jackson
Elijah Mckenzie-Jackson

Duke u rritur si vegjetarian, Elijah Mckenzie-Jackson ka qenë gjithmonë shumë i apasionuar pas të drejtave të kafshëve. Kjo shpejt e shtyu atë të eksploronte çështjen e ndryshimeve klimatike.

“E kuptova se keqtrajtimi i kafshëve ishte vetëm një çështje që ndikonte në rritjen e emetimeve globale,” thotë ai.

Mckenzie-Jackson ka ndihmuar në organizimin e grevave të shkollave dhe protestave të “Rebelimit të Zhdukjes” për të rritur ndërgjegjësimin për emergjencën planetare. Por, ai është ndoshta më i njohur për grevë urie në shenjë proteste kundër planeve për minierën e parë të thellë të qymyrit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas presionit të vazhdueshëm nga aktivistët si Mckenzie-Jackson, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u kthye në vendimin e saj për të mos ndërhyrë mbi miratimin e planit për minierën e qymyrit në Cumbria nga zyrtarët lokalë në fillim të vitit 2021.

 

Elijah Mckenzie-Jackson
Elijah Mckenzie-Jackson

Joycelyn Longdon është një studente doktorature në Universitetin e Kembrixhit dhe hulumton rolin e teknologjisë në ruajtjen e pyjeve.

“Në vitet e fundit sensorët në distancë dhe makinat inteligjente janë bërë mjete të çmueshme për të kuptuar dhe monitoruar ekosistemeve pyjore,” shpjegon ajo.

Ajo e thekson nevojën urgjente për mbledhjen e të dhënave dhe për të përdorur shkencën më të fundit të të dhënave. Longdon thotë gjithashtu se është e domosdoshme të forcohen lidhjet me komunitetet lokale dhe të përdoren njohuritë e tyre lokale.

Jo vetëm që Longdon është e përfshirë në kërkime akademike me theks kritik, ajo është gjithashtu themeluese e “Climate In Color” – një platformë edukimi në internet që përpiqet ta bëjë bisedën për klimën më të qasshme dhe të larmishme.

Ajo krijoi organizatën pasi u ndje e zhgënjyer nga mungesa e veprimit mes lëvizjeve mjedisore kui mori pjesë në marshimin e saj të parë në moshën 16-vjeçare.

Dr Mya-Rose Craig
Dr Mya-Rose Craig

Në moshën 19-vjeçare, Dr Mya-Rose Craig mendohet të jetë personi më i ri që ka parë gjysmën e specieve të shpendëve në botë.

Craig thotë se “për mua çdo gjë ka të bëjë me zogjtë. Nga to rrjedh i gjithë aktivizmi im për klimën dhe diskriminim racor.”

Craig, e cila është me origjinë britaniko-bangladeshiane, thotë se përvoja e saj në natyrë që në moshë të vegjëlisë e bëri atë të kuptojë se sa pak mundësi ka për njerëzit me ngjyrë të eksplorojnë natyrën, e lëre më të përfshihen në lëvizjet mjedisore.

Kështu, në vitin 2016, Craig krijoi organizatën e bamirësisë me emrin “Black2Nature”, e cila bën fushatë për qasje të barabartë në natyrë për të gjithë dhe drejton kampe natyrore për të rinjtë nga zonat e brendshme të qytetit. Në vitin 2020, ajo u bë personi më i ri nga Britania që mori një doktoratë nderi për punën e saj të konservimit dhe avokimit.

Craig beson se të rinjtë nga e gjithë bota “duhet të dëgjohen në takimet globale të liderëve”. “Meqë ne do të jemi më të ndikuarit nga ndryshimet klimatike, ne duhet të kemi më shumë fjalime”, thotë ajo.

Libri i saj i botuar së fundmi “Ne kemi një ëndërr” thekson rëndësinë e përforcimit të zërave të ndryshëm në lëvizjet për klimën. Libri tregon historitë e 30 të rinjve indigjenë dhe njerëzve me ngjyrë që përpiqen të mbrojnë mjedisin.

Tori Tsui UK
Tori Tsui UK

“Avokimi për shëndetin mendor, ashtu si drejtësia klimatike, është një instinkt mbijetese,” thotë Tori Tsui.

Që në moshë të re ajo ka bërë fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për të dyja çështjet, të cilat ajo beson se janë të lidhura fort.

“Kam luftuar me shëndetin mendor që kur isha fëmijë dhe mënyra ime e vetme për ta përballuar ishte të bëhem më e zëshme dhe të mobilizoja të tjerët,” thotë ajo.

Rritja e ndërgjegjësimit për urgjencën ekologjike ka çuar në një rritje të ankthit klimatik, me të rinjtë të prekur veçanërisht.

Një sondazh global në fillim të këtij muaji zbuloi se 75 për qind e të rinjve besojnë se “e ardhmja është e frikshme”.

Tsui thotë se përvoja e saj në Hong Kong si dëshmitare e “degradimit mjedisor” të qytetit për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit dhe menaxhimit të dobët të mbeturinave për të ishte “tepër kthjelluese”.

Ajo tani jeton në Bristol të Anglisë dhe është një nga themelueset e Pass The Mic, një platformë që përforcon zërat e njerëzve në vijën e parë të krizës klimatike. Tsui gjithashtu ndihmoi në themelimin e kauzës Bad Activist Collective, që ndihmon në lidhjen e aktivistëve në mbarë botën që po punojnë për kauza të ndryshme.

Mitzi Jonelle Tan
Mitzi Jonelle Tan

Mitzi Jonelle Tan u rrit nga frika se mos mbytej në dhomën e saj të gjumit kur tajfunet dhe përmbytjet goditën shtëpinë e saj.

“Më kujtohet se u zgjova në mes të natës dhe duhej të nxirrja ujin e përmbytjes nga dhoma ime, duke kaluar ditë në errësirë, duke pritur që stuhia të qetësohej, nga frika se mos binte donjë pemë në çatinë tonë”, thotë ajo.

Filipinet, ku u rrit Tan, është vendi më i cenueshëm në botë ndaj ndikimeve klimatike, sipas një raporti të Institutit për Ekonominë dhe Paqen. Por, pasi ajo u rrit, Tan kuptoi se përmbytjet dhe tajfunet që ajo kishte përjetuar po përkeqësoheshin për shkak të ngrohjes globale.

“Na mësuan se ndryshimi i klimës kishte të bënte me akullnajatt dhe arinjtë polarë – jo me atë që po përjetonim tashmë”, thotë ajo. “Dhe ne nuk na mësuam se industria e karburanteve fosile dhe kompanitë e mëdha janë arsyeja për këtë.”

Tani 23 vjeç, Tan është thirrësja dhe zëdhënësja ndërkombëtare e Mbrojtësve të Rinisë për Veprimin e Klimës në Filipine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button