Azilkërkuesit e Ballkanit dëbohen nga BE-ja në mënyrë jo-ligjore

Një pjesë e vendeve të BE-së në mënyrë të paligjshme dhe me masa gati të dhunshme po deportojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit.

Robert Stark nga Qendra për të Drejtat e Njeriut në Suedi ka shprehur kritika kundër qeverisë suedeze për deportimet e azilkërkuesve, një pjesë e tyre e madhe janë edhe nga Kosova dhe i përkasin komunitetit rom.

UNHCR gjatë këtij muaji ka regjistruar deportime masive të azilkërkuesve nga Ballkani, sidomos në Gjermani, Austri, Zvicër dhe së fundi edhe në Suedi.

Sipas organizatave humanitare, deportimet në disa raste janë të ligjshme, mirëpo në shumicën e rasteve janë të paligjshme.

Organizatat theksojnë se deportimet për në Kosovë janë të paligjshme, sepse persona të cilët janë lindur në shtetet perëndimore dhe në disa raste as që e zotërojnë gjuhën shqipe.

Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime lidhur me valën e azilkërkuesve nga vendet ballkanike dhe se sipas organizatave joqeveritare, Brukseli po lejon deportimet e tilla, ku po shkelen të drejtat elementare të njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button