Shqipëri e rrahin burri dhe vjehra, gruaja paraqitet në spital

Më ka rrahur gjithë natën…. Më ka shkulur flokët dhe më ka goditur me grushte dhe hekura”. Kështu është shprehur për “Gazetën Shqiptare”, 32-vjeçarja Etmonda Çupi, pas dhunës që bashkëshorti ka ushtruar mbi të. Ajo ka lënë Spitalin Ushtarak vetëm dy ditë më parë dhe është strehuar tek prindërit e saj, pasi ende nuk e ka marrë veten nga plagët që ka marrë.

“E vdekur kthehem tek burri im! Shteti ta dënojë maksimalisht, sepse kam frikë për fëmijët e mi”, – pohon 32-vjeçarja. Ajo rrëfen për “GSH” historinë e saj të pazakontë, duke pohuar se bashkëshorti i saj, M. e ka keqtrajtuar që prej vitit 2008.

“Nuk jam larguar vetëm prej fëmijëve”, – vazhdon rrëfimin Etmonda. Sipas saj, dhunë nuk ka ushtruar vetëm bashkëshorti, por edhe vjehrra e saj. “Ajo më ka urryer. Më ka tërhequr zvarrë prej flokësh dhe më ka thënë që do më dërgojë copa-copa tek familja ime”, – mbyll rrëfimin e saj aspak të zakontë, 32-vjeçarja nga Laçi.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 34-vjeçari M. Ç., është arrestuar më 25 mars me akuzën se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka dhënë masën “burg pa afat” për të, i cili rrezikon 2-7 vite burg. /Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button