Afati i përdorimit të vaksinës “Pfizer” është vazhduar nga 6 në 9 muaj

Në nëntor të vitit 2021, MALMED publikoi letër për profesionistët e shëndetësisë duke i informuar ata se afati i vaksinës “Pfizer” ishte zgjatur nga gjashtë në nëntë muaj dhe se afati i ri i ruajtjes ishte miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Nga Ministria e Shëndetësisë garantojnë se vaksinat janë të sigurta pavarësisht afatit të ri. Maqedonia nuk është i vetmi vend ku vaksinat Pfizer kanë afat të zgjatur prej nëntë muajsh. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në SHBA – në Michigan, Iowa dhe në New York, vaksinat Pfizer administrohen me të njëjtin afat të zgjatur. Izraeli që në gusht të vitit të kaluar vendosi të zgjasë afatin e vaksinës “Pfizer” për tre muaj, me kusht që ajo të mos ngrihet në temperatura ultra të ftohtë minus 90 gradë, raporton Vërtetmatësi.

Shkruan: Mirosllava Burns

Qytetarët që shkojnë në pikat e vaksinimit këto ditë për të marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 “Pfizer”, janë të hutuar nga fakti se punonjësit e shëndetësisë në pikat e kontrollit i informojnë se megjithëse formalisht “vaksina ka një datë skadence“, afati i tyre “është vazhduar”. “Vërtetmatësi” në një bashkëbisedim me stafin mjekësor në pikat e vaksinimit mëson se këto ditë po shtohen kërkesat nga qytetarët, të cilët këmbëngulin t’u tregojnë shishet e vaksinës në mënyrë që ta shohin vetë afatin.

Për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë?

Në nëntor 2021, Agjencia e Maqedonisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore MALMED publikoi një letër për profesionistët e shëndetësisë, duke i informuar ata se afati i vaksinës Pfizer është zgjatur nga gjashtë në nëntë muaj.

Të nderuar profesionistë shëndetësorë, në bashkëpunim me MALMED, mbajtësi i miratimit “Pfizer SRB d.o.o”, dëshiron t’ju njoftojë se është miratuar afat i ri për përdorimin e vaksinës më 20 tetor 2021. Data e re e skadencës është miratuar edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave EMA. Raporti përmbledhës mbi vetitë e ilaçit dhe udhëzimet për përdorim janë përditësuar më pas dhe është shtuar afat i ri i përdorimit të shisheve të ngrira, i cili është zgjatur nga gjashtë muaj në nëntë muaj. Kushtet e ruajtjes mbeten të pandryshuara, në temperaturë prej minus 90 deri në minus 60 gradë.

Në kuadër të afatit për përdorim prej nëntë muajve, shishet e pahapura mund të ruhen dhe transportohen në temperaturë prej minus 25 deri në minus 15 gradë për periudhë deri në dy javë dhe mund të kthehen në temperaturë prej minus 90 deri në minus 60 gradë. Kjo zgjatje e afatit të përdorimit i referohet flakoneve të prodhuara pas datës së caktuar të miratimit, pra pas datës 20 tetor 2021. Për më tepër, kjo zgjatje e afatit të ruajtjes për tre muaj të tjerë mund të zbatohet në mënyrë retroaktive për flakonet e prodhuara përpara datës së miratimit të specifikuar. Paketimet me afat të shënuar të ruajtjes nga gushti 2021 deri në mars 2022 mund të përdoren edhe për tre muaj të tjerë pas datës së printuar në paketim, me kusht që të ruhen në temperaturë prej minus 90 deri në minus 60 gradëthuhet në letrën drejtuar profesionistëve shëndetësorë.

Sipas këtij vendimi të ri, vaksinat që kanë datë skadence të printuar gusht 2021, do të mund të përdoren deri në nëntor 2021, ato me datë skadimi të printuar shtator 2021, do të mund të përdoren deri në dhjetor 2021. Ato të datës tetor 2021, mund të përdoren deri në janar 2022, ato të datës nëntor 2021 mund të përdoren deri në shkurt 2022 e kështu me radhë. Kjo do të ndodhë deri në mars 2022, kur të gjitha flakonet me afat përdorimi pas marsit 2022 do të kenë afat të printuar prej 9 muajsh.

Drejtori i MALMED-it, Lirim Shabani për “Vërtetmatësin”, thotë se ka pasur kërkesë nga prodhuesi për zgjatje të afatit.

Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar vazhdimin e afatit. MALMED miratoi zgjatjen e afatit. Të gjithë janë njoftuar me komunikatë dhe vaksina po aplikohet edhe në pikat tonana tha Shabani.

Ministria e Shëndetësisë është e bindur që në pikat e vaksinimit në vend të aplikohen vetëm vaksinat me afat të vlefshëm.

Të gjitha vaksinat që janë me afat të skaduar, tërhiqen nga depoja për t’u asgjësuar. Ministria e Shëndetësisë po tërheq vaksinat nga pikat e vaksinimit ku nuk respektohej zinxhiri i të ftohtit, vaksina që nuk janë aplikuar pas një kohe të caktuar nga hapjana thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kontrolli i “Vërtetmatësit” tregoi se Maqedonia e Veriut nuk është i vetmi vend ku vaksinat “Pfizer” kanë afat të vazhduar prej gjashtë deri në nëntë muaj. Diçka e ngjashme ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Miçigan.

Qeveria e Miçiganit më 30 gusht 2021, mori një njoftim shtesë nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ku thuhet se përdorimi i vaksinës zgjatet edhe për 3 muaj pas afatit të përcaktuar në paketim.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar zgjatjen nga gjashtë në nëntë muaj.

Flakonet e vaksinës “Pfizer” dhe “Biontek” mund të përdoren deri në tre muaj pas datës së skadencës të shtypur në paketim, me kusht që të ruhen në temperaturë të autorizuar prej minus 90 deri në minus 60 gradë Celsius. Shishet e ngrira të ruajtura në temperaturë prej minus 25 deri në minus 15 gradë nuk duhet të përdoren me afat të zgjatur, thuhet në komunikatën nga Miçigani.

 

Komunikatë të njëjtë ka edhe në në shtetin amerikan të Iowas. Ajo bazohet në një njoftim të marrë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Edhe në qytetin e Nju Jorkut, vaksinat “Pfizer” administrohen me të njëjtin afat të zgjatur. Në gusht të vitit të kaluar, Izraeli vendosi të zgjasë me tre muaj afatin e vaksinës Pfizer, me kusht që ajo të mos shkrihej nga temperatura ultra e ftohtë prej minus 90 gradë.

Nga Ministria e Shëndetësisë garantojnë se vaksinat janë të sigurta pavarësisht afatit të ri.

Pohojmë se tregohet kujdes maksimal dhe theksojmë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Ministria e Shëndetësisë apelon për sjellje të përgjegjshme për të mos hutuar qytetarët. Data e skadencës së çdo vaksine apo ilaçi përcaktohet nga MALMED së bashku me prodhuesintheksuan ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button