Çmimi i produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut shënoi rritje, dallohet rritja te patatet

Në muajin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rritje e çmimit të produkteve bujqësore në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 13.1 %, ndërsa tek autputi rritja është për 3.4 %”, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që në pjesën autput, në dhjetor të vitit 2021, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është rritur për 4.2 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve shtazore është rritur për 1.3 përqind. Rritje më e theksuar vërehet te patatet për 44.1 përqind, drithërat dhe orizi për 12.3 përqind, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button