fbpx

Presidentja Osmani denoncoi në polici ish-ambasadorin e Kosovës në Shkup

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka denoncuar në polici ish-ambasadorin, Gjergj Dedaj. Këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina për KALLXO.com ka thënë se Dedaj është denoncuar për kërcënimin publik që ia ka bërë dje presidentes në një intervistë.

“Siç kemi paralajmëruar z.Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, ka thënë ai.

Në intervistën e tij të dhënë dje në televizionin 7, ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se e ka larguar padrejtësisht nga misioni diplomatik.

“Te unë dhe familja ime dhe te malësia e Gjakovës përveç ligjit vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, nëse më shkel dikush, më vret dikush ka mu vra edhe ai, edhe ai ka me pas pasoja, nuk do të thotë që e mbyt një njeri edhe sa problem i ki lidhjet në shtet edhe shkon në shpi”, tha ai.

Gjergj Dedaj ka qenë ambasador i Kosovës në Shkup, ai është liruar nga detyra në maj të viti 2021, së bashku më 11 ambasador të tjerë politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button