Ish shefi i diplomacisë serbe: marrëveshja me Serbinë nuk është larg realizimit

Kur ka mbetur më pak se një javë nga takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe prijësit të Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Goran Svilanoviq, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ka ftuar shtetin e tij dhe Republikën e Kosovës që të mos e lëshojnë rastin, duke kujtuar se rruga evropiane e dy shteteve do të varet nga përfundimi që do ta kenë negociatat.

Thirrjen që të mos e humbin rastin në këtë proces, sekretari i KBR-së, Svilanoviq, e ka bërë në një konferencë me temën “Evropa Juglindore, nëpërmjet bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal drejt integrimit evropian”, të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. “Jam optimist se një marrëveshje është e mundshme.

Ajo që kemi për momentin është se në Serbi kemi një qeveri e cila gjatë muajve në vijim është treguar e vendosur që të merret me luftën kundër korrupsionit, është qeveri e qëndrueshme dhe e cila nuk bazohet vetëm në propozim të thatë, prandaj shpresoj për marrëveshje dhe u bëj thirrje të dyja vendeve që të jenë të vendosura”, ka ftuar Svilanoviq nga KBR-ja, anëtare e të cilit është edhe Republika e Kosovës /Koha Ditore

Lajme të ngjashme

Back to top button