Qeveria vendosi që viti shkollor 2021/22 në Maqedoninë e Veriut të jetë deri më 172 ditë mësimore

Në seancën e tretë të zhvilluar sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, u vendos që viti shkollor të mbarojë më 10 qershor me 158 ditë mësimore, transmeton Portalb.mk.

“Mësimi në shkolla fillore dhe të mesme do të zgjatë 172 ditë mësimore, gjegjësisht 158 për vitin e fundit në shkollat e mesme, vazhdoi ndryshimi i programeve mësimore me qëllim mbarimin e vitit shkollor më 10 qershor”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë seancë të mbajtur online, u miratua Vendimi për konfirmimin e numrit të ditëve mësimore për vitin shkollor 2021/22.

“Vendimi për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme për 1 shkurt të këtij viti, është sjellë në seancën e fundit të Qeverisë”, përkujtojmë nga Qeveria, duke sqaruar që ky vendim ishte marrë në bazë të Shtabit të përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button