Në gjuhën shqipe dhe maqedonase nga muaji shkurt do të jetë i gatshëm aplikacioni “dDitari” i dhuruar nga Bullgaria

Qeveria e Bullgarisë ka dhuruar në Maqedoninë e Veriut aplikacionin “dDitar” për nevojat e qytetarëve që janë të prekur nga diabeti, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i ka dhuruar aplikacionin “dDitari”, i cili do të lehtësojë jetën e të sëmurëve nga diabeti në vendin tonë”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonia e Veriut, duke bërë të ditur që ky aplikacion është pranuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë në RMV.

Përmes këtij aplikacioni të ndërtuar nga kompania “Skeill Fokus”, planifikohet parandalimi dhe shërimi i diabetit. Kjo kompani nga Bullgaria, në vendin tonë gjendet prej vitit 2019 në partneritet me Fondacionin Metamorfozis në Shkup.

“Shfrytëzuesit e këtij aplikacioni, do të kenë mundësi që falas të shfrytëzojnë shërbime në gjuhën maqedonase dhe shqipe, dhe do të jetë në përdorim për shfrytëzuesit nga shkurti i këtij viti”, sqarojnë nga Qeveria, duke bërë të ditur që rezultat e diabetit do të shpërndahen te mjekët.

Ndryshe, kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov sot në mëngjes ka arritur në Shkup për vizitë zyrtare. Në Aeroportin e Shkupit e ka pritur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërkaq më pas para Qeverisë është pritur me nderime shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button