Konkurs i hapur për praktikë me pagesë në Komisionin Evropian

Komisioni Evropian këtë muaj e hapi konkursin për praktikë dhe trajnime me pagesë, që do të zhvillohen në sesionin e tetorit, përkatësisht duke filluar nga tetori i vitit 2022, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Konkursi është i hapur për të gjithë ata që kanë kryer arsimin e lartë trevjeçar, dinë anglisht dhe kanë njohuri të gjuhës gjermane ose frënge.

Nëse përzgjidheni, praktikat janë punë në një pozicion që i përshtatet më së miri të dhënave për interesat dhe aftësitë e shënuara në aplikacion. Çdo pozicion është 40 orë pune në javë, pra 8 orë në ditë dhe paguhet në mënyrë përkatëse.

Nga Komisioni theksojnë se çdo ofertë e propozuar për punë duhet të lexohet me kujdes përpara se të pranohet në përputhje me kushtet e ofruara. Aplikimi duhet të plotësohet jo më vonë se data 31 janar dhe pas pranimit të të gjitha aplikimeve fillon procesi i përzgjedhjes.

Më tepër informacione mund të gjeni KËTU.

Komisioni Evropian (KE) është organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, i cili udhëhiqet nga presidenti dhe një ekip i komisionerëve. KE është përgjegjëse për propozim të ligjeve, monitorimin e zbatimit të legjislacionit të BE-së dhe qeverisjen me politikat e BE-së, si dhe zbatimin e vendimeve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button