fbpx

Bashkëshortja e presidentit Ivanov promovon fushatën kombëtare për qendër urgjente në Klinikën e fëmijëve

Fushata kombëtare për grumbullimin e mjeteve për rikonstruim dhe adaptim të hapësirës për qendër pediatrike dhe urgjente në Klinikën universitare për Sëmundje të fëmijëve do të fillojë sot, ndërsa hollësi për fushatën do të kumtohen në konferencë shtypi.

Udhëheqëse e Fushatës kombëtare është bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova. Qendra urgjente është paraparë të jetë në kuadër të Klinikës dhe hapja e saj pritet ta përmirësojë efikasitetin e Klinikës në trajtimin e pacientëve urgjent dhe në shpëtimin e jetëve të fëmijëve.

Fushatën kombëtare do ta prezantojnë drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve Aspazia Sofijanova, bashkëshortja e presidentit Maja Ivanova, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës Mariet Shurman, si dhe bashkëshortja e ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni Meri Xho Uollers dhe përfaqësues nga Organizata joqeveritare “Link akros”.

Lajme të ngjashme

Back to top button