Spasovski: Mos i pritni rrëmujat e verës që t’i nxirrni pasaportat e reja

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka dërguar apel deri te qytetarët që sa më shpejtë ta vazhdojnë afatin e dokumenteve për udhëtim që të mos përballen me rrëmuja gjatë kohës së sezonit turistik, njofton Portalb.mk.

“Dërgoj apel deri te të gjithë qytetarët, që tani t’i kontrollojnë dokumentet e tyre të udhëtimit, nëse kanë nevojë t’i ndërrojnë, atë ta bëjnë tani që të tejkalohen rrëmujat e verës”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

Sipas tij, në MPB gjatë muajit janar është rritur numri i kërkesave për nxjerrjen e pasaportave, gjegjësisht mesatarja e deritanishme sipas muajve është 18.000-24.000 kërkesa. Në periudhën prej 5 korrik deri më 31 dhjetor 2021 janë përpunuar 203.442 pasaporta dhe 157.558 letërnjoftime.

“Numrat tregojnë se kapacitetet janë shfrytëzuar deri në maksimum, me orar prej dy turneve dhe gjatë vikendit”, theksoi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button