Katër skenare bashkëpunimi dhe ndarje votash në rrethin e dytë të votimit

Edhe pse partitë nuk i kanë votat në xhep dhe pa marrë parasysh se si do të merren vesh krerët e partive, fjalën e fundit megjithatë do ta kenë qytetarët, këto janë kartër skenarët e mundshëm për bashkëpunim mes partive në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Sipas analistit Robert Nesimi komunat me popullatë shqiptare ku do të garohet në rrethin e dytë, mund t’i ndajmë në katër grupe.

“Në grupin e parë hyjnë komuna ku do të përballen një kandidat maqedonas dhe një shqiptar. Të këtilla janë Struga, Bërvenica dhe Dollneni. Në këto komuna koalicionet do të jenë etnike dhe as që mund të bëhet fjalë për ndonjë lloj tjetër koalicioni. BDI do te mbështesë PDSH-ne ne Struge, ndërsa kjo BDI-në ne Bërvenicë dhe Dollnen. Shifrat flasin se ne te tre komunat do te fitojnë kandidatet shqiptarë, gjegjësisht Sela i PDSH ne Struge, dhe Pajaziti ne Bërvenice dhe Bajramoski në Dollnen nga rradhet e BDI” thotë Nesimi.

Sipas analizës së tij, grupi i dytë janë komunat ku do të ndeshen dy kandidatë maqedonas, po ku shqiptaret mund ta kenë fjalën e fundit, e këto janë Resnja, Manastiri, Jegunovca dhe Kumanova. Në Resnjë, Jegunovcë dhe Kumanovë më tepër vota kanë kanditatët e BDI-se dhe këta me siguri do te mbështesin VMRO-ne si kompenzim për ndihmën e VMRO-se për BDI-në në komuna tjera. Në Manastir PDSH ka pasur më tepër vota shqiptare, por avantazhi i VMRO-se ndaj LSDM-se është aq i madh sa që votat shqiptare nuk do te jene vendimtare.

Në grupin e tretë hyjnë Tetova dhe Gostivari, ku VMRO do ta kompenzojë BDI-në për Kumanovën, Jegunovcën dhe Resnjën. Me mbështetjen e VMRO-së BDI do të mund të vulosë fitoren në Tetovë, madje mund të fitojë edhe në Gostivar.

“Më në fund, në grupin e katërt janë komuna pastër shqiptare ku do të ndeshen dy kandidatë shqiptarë, e këtu hyjnë Tearca, Vrapçishti, Studeniçani dhe Haraçina. Në tre të parat PDSH mund të fitojë lehtë me ndihmën e RDK-se, por normalisht kjo do të kushtëzohet me ndihmën e PDSH-së për RDK-ne Gostivar. Për momentin nuk mund të thuhet nëse do të arrihet një marrëveshje e këtillë ose jo, por vlen të theksohet se kjo është tejet e logjikshme, sepse në rundin e dyte ata nuk përballen askund ne mes vete. Rast specifik është Haraçina, ku kandidati i pavarur Bastri Bajrami mund të fitoje me ndihmën e PDSH-së dhe RDK-së, por përsëri nuk mund të thuhet nëse ai do të mund të llogarite ne një mbështetje te tillë” analizon Nesimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button