Gavrill Bubevski u zgjodh kryetar i Prokurorisë Publike të Shkupit

Ish prokurori special, Gavrill Bubevski është emëruar shef i Prokurorisë Publike të Shkupit, a kolegu i tij nga ish PSP-ja, Stevço Donev, është zgjedhur prokuror në Prokurorinë e Lartë të Shtipit. Këto janë vendimet e fundit të Këshillit të Prokurorëve Publik, njofton Portalb.mk.

Shefi i ri i Prokurorisë së Shkupit, ka përfaqësuar disa lëndë kundër ish funksionarëve të lartë shtetëror. Ndër ta janë “Dhuna në Qendër”, “Titanik 3”, por edhe “Monstra”. Donev është i njohur për atë që e ka udhëhequr lëndën “Tenderët”, në të cilën e akuzuar është Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Në seancën e sotme, Sonja Simovska dhe Lupço Kocevski janë emëruar prokuror në Prokurorinë Publike të RMV-së, ndërkaq Besir Aliu në Prokurorinë e Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button