Qyteti i Shkupit filloi pastrimin e deponive në pronat private, dënohen pronarët

Autoritetet e Qytetit të Shkupit informojnë se inspektorët e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit ditëve të fundit filluan aksionin për pastrimin dhe ndëshkimin për deponitë private, përkatësisht pronës në të cilën pronarët kanë lejuar që të mblidhen mbeturinat në komunat e Shkupit për shkak të pakujdesisë apo arsyeve fitimprurëse, transmeton Portalb.mk.

Në bazë të kallëzimit të qytetarëve ose me iniciativë të tyre, inspektorët e mjedisit fillimisht kryejnë inspektim, konstatojnë gjendjen në terren me raport dhe nxjerrin vendim që do t’i detyrojë pronarët e pronave që të veprojnë sipas vendimit të dhënë brenda një afati të caktuar.

“Nëse pronarët e pronave nuk veprojnë sipas atij vendimi, inspektorët do të përgatisin një vendim të ri, me të cilin obligohet NP “Higjiena Komunale” që të pastrojë lokacionin e caktuar. Shpenzimet e pastrimit i faturohen pronarit të pronës private që ka krijuar ose lejuar të krijohet deponi e paligjshme. Në këtë procedurë, inspektorët veprojnë në përputhje me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe Ligjin për mjedisin jetësor”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Ndryshe, nga atje njoftuan se gjatë javës së kaluar, me vendim të inspektorëve të mjedisit jetësor, është pastruar deponia ilegale te bulevardi “Goce Dellçev” dhe rrugë “Bellasica”, afër qendrës tregtare East Gate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button