Tetovë, filloi rikonstruimi i ujësjellësit në lagjen Dardania

Banorët e lagjes Dardania të Tetovës, tani e disa muaj përballen vazhdimisht me mungesë dhe restrikcione të ujit, si rezultat i dëmtimit që ju bë rrjetit të ujësjellësit gjatë punimeve në bulevardin “Bllagoja Toska”. Sot, nga Komuna e Tetovës njoftuan se filluan punimet për rikonstruimin e të njëjtit, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës së Tetovës njoftoi se sot edhe filluan punët për rregullimin e ujësjellësit për këtë lagje.

“Ashtu siç u zotova, sot kanë filluar punimet për rikonstruimin e ujësjellësit në lagjen Dardania, problematik e kamotshme e kësaj lagje. Jemi zotuar se do të jemi krah për krah me qytetarët dhe për qytetin tonë. Bashkërisht do ta ndërtojmë dhe zhvillojmë atë”, njoftoi Bilall Kasami.

Qytetarët që jetojnë në lagjen Dardania, që nga tetori i vitit të kaluar për çdo ditë përballem me mungesë të ujit, Gërmimet gjatë hapjes së bulevardit “Bllagoja Toska” dëmtuan një pjesë të ujësjellësit me të cilën u bllokua gypi me gurë në këtë lagje.  Sipas banorëve, ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit të një pjesë të kësaj lagje do të ishte zgjidhja me e mirë.

Ndryshe, Tetova vetëm në dy muaj disa herë u përball me mungesë të ujit si pasojë e defekteve në rrjetin e Leshnicës që furnizon Tetovën me ujë. Sipas kryetarit të Komunës, projekti i ujësjellësit nuk ka pasur as pranim teknik pas realizimit të tij, kështu ka kërkuar revizion të plotë të të gjithë projektit. Sipas Kasamit, ky rrjet do të rregullohet gjatë periudhës së verës, kur qytetarët nuk furnizohen me ujë nga ky rrjet, por nga Kodra e Diellit. Kurse para pak ditëve filloi punën grupi i hetimit për projektin e ujësjellësit në Tetovë për të vërtetuar lëshimet eventuale gjatë realizimit, për të cilin detaje do të ketë ditëve në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button