Osmani: Do ta fitojmë betejën për Gostivarin

Në fjalimin e tij mbrëmë para përkrahësve të tij kryetari aktual i Gostivarit dhe kandidat për mandatin e ardhshëm në Gostivar, Rufi Osmani turmës së mbledhur iu drejtua me një fjalim duke akuzuar pushtetin aktual se ka tentuar që t’i  blejë qytetarët me paratë e Shkupit. 

“Këtë beteje ju e keni fituar dhe sërish do ta fitojmë. Në këtë betejë ne nuk kemi luftuar me nje zullumqar, por ne kemi luftuar me shtetin e Maqedonisë. Ata me para të pista këtu kanë blerë së paku 5000 vota. Të jeni të sigurtë se vullneti i juaj i çeliktë, dëshmon se komuna do të udhëhiqet nga ju, nga njerëzit e ndershëm. Ju po më jepni vullnet të madh që komunën ta udhëheqin njerëz të ndershëm që ju i doni dhe i preferoni. Nuk mundet që kriminelë ordinerë, as paratë e shtetit, as ato të VMRO-së dhe BDI-së, ta mundin vullnetin tuaj të sinqertë”, theksoi Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button