KSHZ refuzon 27 ankesa të LSDM, debati vazhdon

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) debaton për ankesat për procesin zgjedhor të mbërritura në afatin e paraparë ligjor. Janë refuzuar 27 ankesa të LSDM-së për Kisella Vodën dhe Shtipin, ndërsa pjesërisht është marrë parasysh ankesa për Demir Kapinë, ndërsa personi i cili publikisht e ka treguar fletëvotimin e rrethuar mund të përfitojë kallëzim kundërvajtës.

Paraprakisht KSHZ-ja i refuzoi 38 ankesat e RDM-së dhe një të Partisë Demokratike të Turqëve, për parregullsi në Pllasnicë. Për një ankesë të Lëvizjes Popullore për Maqedoninë, KSHZ-ja do të vendos në mënyrë plotësuese.

Deri te KSHZ-ja në afatin e paraparë ligjor, pas mbylljes së vendvotimeve pas raundit të parë të votimit në zgjedhjet lokale mbërritën gjithsej 428 ankesa. Pjesa më e madhe e ankesave për të cilat në seancën e djeshme vendosi KSHZ-ja, i ka parashtruar LSDM-ja edhe atë mbi 70 në Ohër, mbi 60 në Radovish, rreth 40 ankesa në Resnjë, rreth 80 në Aerodrom, Shtip 20, Prilep 37.

Ankesat janë parashtruar sipas dy bazave, një për lëndim të procedurës së votimit dhe një tjetër për rezultatet nga votimi. Afati për ankesa për lëndim të procedurës së votimit përfundoi dje në orën 19, gjegjësisht 48  orë pas mbylljes së vendvotimeve. Afati, për ankesa ndaj rezultateve nga votimi është 48 orë nga nënshkrimi i procesverbalit nga ana e Komisioni komunal zgjedhor.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në pajtueshmëri me dispozitat ligjore duhet që në afat prej 48 orë të merr vendim për ankesat e parashtruara. Pas përfundimit të këtij afati partitë politike do të kenë sërish 48 orë të dorëzojnë padi deri te Gjykata Administrative vendimet e të cilit janë të fundit dhe përfundimtare dhe pas të cilave do të dihet se nëse dhe ku do të ketë shpallje.

Në seancën e djeshme anëtarët e KSHZ-së u dakorduan të kërkojnë që komisionet komunale zgjedhore deri te ata t’i dorëzojnë procesverbalet origjinale nga vendvotimet të cilat u përkasin ankesave me qëllim që të mund të shihet se nëse ato kanë bazë. Në mënyrë plotësuese, gjatë debatit ata duhet të vendosin se nëse duhet të dorëzohet edhe materiali tjetër zgjedhor, si listat zgjedhore dhe fletëvotimet.

Paraprakisht kryetari i Komisionit Boris Kondarko kërkoi që deri te ata të dorëzohen të gjitha materialet për vendet për të cilat ka ankesa, që nuk u pranua nga shumica.

Lajme të ngjashme

Back to top button