Strugë, Iluzioni për fitore, maqedonasve do t’u shkaktojë vetëm dhimbje

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Strugë dhe tendenca e partive maqedonase për ti fituar me çdo kusht këto zgjedhje lokale edhe përpos shifrave të cilat janë në disfavor të përpjekjeve të tyre, mund të shtojë rivalitetin dhe të shkaktojë edhe incidente në ditën e zgjedhjeve vlerëson profesori universitar Qashif Bakiu.

“Tradita e tregon se gjithmonë para zgjedhjeve ka pasur incidente ndëretnike. Të dhunshëm janë njerëzit që e parandjejnë humbjen, ndërsa dhuna si dukuri kolektive është veti e komuniteteve frikacake. 
Mendoj se mund të ketë incidente, por besoj se shqiptarët kësaj radhe do të tregohen më të kujdesshëm sepse nuk kanë arsye për t’u përgjigjur provokimeve eventuale. 
Në këtë rast komuniteti maqedonas nuk duhet të frikësuar, ngaqë në tetë vitet e kaluara me një kryetar shqiptar në krye të komunës nuk kanë parë gjë të keqe, madje në shumicën e rasteve kanë qenë të privilegjuar”  thekson Prof.Dr. Qashif Bakiu. 

Bakiu vlerëson se komuna e Strugës nuk ka gjasa që të fitohet nga kandidati maqedonas, ai thekson se ndërgjegja e popullatës shqiptare në Strugë nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

“Çdo iluzion për fitore në komunën e Strugës nga kandidati maqedonas vetëm mund t’ju shkaktoj shumë harxhime, incidente, përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike, por edhe dhimbje. Qytetarët shqiptar në Strugë janë të shquar për ndërgjegje të lartë kombëtare, ndërsa këtë e kanë shfaqur më shumë herë. Ndoshta Gruevski dhe Cërvenkovski u pajtuan vetëm që ta fitojnë Strugën, por pas këtij pajtimi pason dëshpërimi më i madh që do ta marrin nga fitorja e Ziadin Selës” përfundon Prof.Dr Bakiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button