Mësimi në shkollat në Maqedoninë e Veriut nuk do të fillojë prej 20 janarit

Në seancën e dytë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, mbrëmë u vendos që shkollat fillore të mos fillojnë prej 20 janarit, por të fillojnë prej 1 shkurtit, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi që gjysmëvjetori i dytë të vazhdojë më 1 shkurt, nuk do të ndikojë në fundin e vitit shkollor, i cili do të mbarojë më 10 qershor, me përshtatjen e planeve mësimore”, sqaroi kryeministri Kovaçevski.

Ai theksoi që ky vendim erdhi për shkak gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike.

“Shtabi kryesor i krizës Kobid-19 i propozoi Qeverisë që viti shkollor të fillojë më 1 shkurt”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovski dhe kryetarja e Bashkësive të Vetëqeverisjes Lokale, Danella Arsovska.

seancën e parë të zhvilluar sot, Qeveria paralajmëroi që në ora 20:00 do të zhvillojë takim konsultativ me Komisionin për Sëmundje Infektive në lidhje me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Përkujtojmë që viti shkollor 2020/21 në Maqedoninë e Veriut kishte filluar dhe mbaruar në formë online në shumicën e shkollave të mesme dhe fillore, ndërsa viti shkollor 2019/2020 kishte mbaruar në formë online.

Pushimi dimëror tre javor do të jetë në periudhën e rregullt, sipas kalendarit të MASH-ti, kishte vlerësuar në muajin dhjetor të vitit 2021, ministrja e Arsimit, Mila Carovska dhe shtoi se, nuk ka nevojë për zhvendosjen e tij pasi gjendja me koronën në vend edhe më tej është stabile. Por, ajo paralajmëroi që në rast se gjendja me koronën ndryshohet në mënyrë drastike për shkak të rrezikut me omicron, atëherë MASH ka përgjegjësi të shqyrtojë situatën dhe së bashku me Komisionin për Sëmundje Infektive të sjell vendim.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 17 janar se në 24 orët e fundit u regjistruan 766 raste të reja me Covid-19 nga  3 748 testime të kryera, ndërsa ndërsa 86 janë infektuar përsëri. Ndërkohë u regjistruan 1.276 pacientë të shëruar dhe 15 viktima.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej  1.710.444 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 245.398, numri i të shëruarve është 220.886, numri i të vdekurve është 8.115, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.397.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button