fbpx

RMV, 406 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë rreth 155 milionë euro

Në muajin nëntor në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 406 leje ndërtimi, duke përfshirë edhe ndërtimin e termocentralit me erë në Juglindje të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2021 janë dhënë 406 leje ndërtimi, që është për 95.2 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 9 580 435 000 denarë, që është për 398.5 % më shumë krahasuar”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke përfshirë ndërtimin e 1 284 banesave.

Më shumë se gjysma e lejeve (248) janë dedikuar për ndërtime të larta, ndërsa 115 leje për rikonstruim; ndërsa te 171 e lejeve si investitor është subjekti afarist.

Më së shumti leje janë dhënë në Karposh (39), Strumicë (38), Kavadari (34), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button