fbpx

Rama: Forca të jashtme po i bëjnë lajka Ballkanit Perëndimor, por nuk heqim dorë nga anëtarësimi në BE

Është zhgënjyese të presësh, por liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të refuzojnë propozimet nga fuqitë e huaja të jashtme dhe të ruajnë besimin në anëtarësimin në BE, bëri thirrje kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për Financial Times, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Të tjerët mund të sjellin para, investime, ndoshta edhe havjar, por nuk do të mund ta sjellin atë që ju nevojitet për të ndërtuar një vend të lirë funksional”, thotë kryeministri Rama.

Financial Times i thekson Rusinë, Kinën dhe Turqinë si lajkatarët e Ballkanit Perëndimor, por Edi Rama thotë se Shqipëria nuk do të heqë dorë kurrë nga Evropa dhe BE, pavarësisht nga forma e BE-së në të ardhmen.

Kryeministri shqiptar shton se është i shqetësuar nga nacionalizmi në rritje në Bosnje e Hercegovinë, por edhe se nacionalizmi në BE është tashmë pengesë më e madhe për ambiciet e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE.

Dy dekada më parë, kur Shqipëria filloi procesin e anëtarësimit në BE, ishte vendimtare që ajo tl largohej nga nacionalizmi ballkanik, por Rama thotë sot ajo që e pengon rajonin të anëtarësohet në BE është ndikimi i nacionalizmave të BE-së në jetën politike të vendeve të rëndësishme në BE.

Rama, në intervistën për Financial Times, tha se shqiptarët i kanë zhgënjimet e tyre nga Brukseli, por kjo nuk ndryshon bindjen për anëtarësimin në BE.

“Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë dhe martesat më parë”, tha Rama, duke aluduar për periudhën e marrëdhënieve të ngushta të Shqipërisë me Rusinë nën Enver Hoxhën, si dhe lidhjet e saj me Kinën gjatë periudhës komuniste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button