VMRO dhe LSDM, nuk heqin dorë nga Struga

Koalicioni VMRO-LSDM  në Strugë, shfaqet i sigurtë se do të fitojë kandidati i tyre në raundin e dytë për kryetar të Komunës së Strugës.

Në një komunikim me gazetarët  Risto Qushkoski, kryetar i LSDM-së, në Strugë si dhe homologu i tij nga VMRO, Pero Petkoski potencuan se triumfimi në raundin e parë i këtij koalicioni është një garancë e fortë për fitoren e kandidatit të tyre të përbashkët  Vlladimir Kocoski, në garën për kreun e Komunës së Strugës.

Kryetarët e partive maqedonase të Strugës i ftuan qytetarët që në raundin e dytë në mënyrë masovike të mbështesin kandidatin e tyre për të mirën e Strugës dhe qytetarëve të saj.

Në raundin e dytë Vlladimir Kocoski kandidati i përbashkët i VMRO-LSDM do të përballet me Ziadin Selën kandidat  i PDSH-së i cili mbështeje do të ketë në raundin e dytë edhe  nga BDI-ja, sipas deklarimeve publike që kanë ardhur nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button