Klubi i Premier League insiston për Eriksen, u zbulua oferta

Christian Eriksen është pranë rikthimit në Premier League, kampionat ku ka luajtur më parë me Tottenham (2013-2020). The Athletic raporton se fantazisti danez ka marrë një ofertë nga Brentford, që është gati t’i dhurojë një kontratë 6-mujore, raporton SS.

Në akord do të përfshihet edhe opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2023, gjithmonë nëse Eriksen paraqitet mirë. 29-vjeçari pësoi një arrest kardiak në takimin e 12 qershorit në Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës.

Eriksen ndërpreu bashkëpunimin me Interin në dhjetor për shkak të vendosjes së debrifilatorit, pasi në Itali nuk lejohet të luhet në kushte të tilla. Rikthimi në ishull e tundon, “është njësoj si të kthehemi në shtëpi”, deklaroi agjenti i tij disa ditë më parë.

Martin Schoots vazhdon bisedimet me drejtuesit e Brentford (renditet në vendin e 14-të në Premier League), teksa objektivi i madh i Eriksen është pjesëmarrja me Danimarkën në Botërorin Katar 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button