Gjermanët e dhanë mendimin për atë se si ka filluar zjarri në spitalin e Tetovës, raporti po përkthehet

Pas katër muajsh pritje, arriti edhe raporti i ekspertëve gjermanë, të cilët e kanë dhënë mendimin e tyre se si ka filluar zjarri në spitalin modular të Tetovës. Prokuroria, për këtë raport, thoshte që është segment i rëndësishëm i hetimit, për të gjetur fajtorët e saktë për zjarrin ku humbën jetën 14 pacientë të cilët po trajtoheshin nga koronavirusi. Kjo do të thotë se rasti po i afrohet vendimit të prokurorisë publike. Raporti tani do të sillet në korealcion me provat e tjera, të cilat i mblidhnin hetuesit dhe ekipet nga Maqedonia, prej të cilave u konstatua që kontakt i shkurtë i energjisë elektrike gjatë reanimacionit të një pacientit ishte shkaku i shpërthimit të zjarrit, përcjell Portalb.mk.

Në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ka arritur raporti nga ekspertiza që është kërkuar nga ekspertët gjermanë përmes ndihmës ndërkombëtare juridike. Pas përkthimit të raportit, do të analizohen gjetjet detajisht në korrelacion me provat e tjera të grumbulluara në këtë çështje, e pas kësaj do të merret vendimi i prokurorisë publike”, thanë nga Prokuroria për “A1on”.

Ekspertiza gjermane është kërkuar përmes asistencës ndërkombëtare juridike, që do të thotë se mund të përdoret në një procedurë të mundshme gjyqësore.

Deri më tani janë kryer tri ekspertiza. E para është realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka konstatuar se kontakt i shkurtë i energjisë elektrike gjatë reanimimit të një pacienti e ka djegur një kabllo shtesë, pas çka ka shpërthyer zjarri. E dyta është e Fakultetit të Teknologjisë, për të cilën nuk ka detaje për gjetjet dhe e treta është bërë nga një elektro-inxhinier për instalimet në spital.

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga koronavirusi, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button