Sonte është Hëna e plotë, ndoshta mbeteni pa gjumë!

Qysh nga kohërat e lashta është i njohur fakti se hëna ka ndikim në jetën në Tokë. 
Kështu që, me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilëve më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë shndërruar në filma me tema të ndryshme tmerri dhe frike. Në këta filma, të pashmangshme kanë qenë skenat me pamje të hënës së plotë dhe zakonisht shfaqeshin skena me vrasës, dhunues dhe kriminel të ndryshëm. Të gjithë këta paraqiteshin të jenë të ndikuar nga fuqia e Hënës.

Nga ana tjetër, shkenca vërteton se Hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, deteve, në botën shtazore, bimore e gjithsesi ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit. Kështu, ndikimi i Hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. P.sh. në mjekësi është i njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitë) gjatë Hënës së plotë janë më të mëdha, ashtu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion kësaj dukurie i kushtojnë kujdes të posaçëm.

Dr. Edson J. Andrews nga Asociacioni i Mjekësisë në Florida kishte bërë një hulumtim në 1.000 persona që ishin operuar nga bajamet dhe kishte konstatuar se 82% të tyre kishin pasur gjakderdhje më të madhe pas operacionit në fazën e hënës së plotë. Sipas këtij mjeku, kjo fazë është e rrezikshme për kirurgjinë dhe këto të dhëna duhet të shpërndahen dhe të shërbejnë si bazë për planifikimin e operimeve.
 
Ndikimi i hënës vërehet edhe në disponimin e përgjithshëm të njerëzve. Ndoshta keni vërejtur se gjatë Hënës së plotë jeni më të shqetësuar se zakonisht, iu pengojnë disa imtësi që zakonisht nuk i keni vërejtur. Hëna e plotë në mes tjerash, ndikon e dhe në pagjumësi. Somnambulët (njerëzit që hëna ka ndikim në ta, që zgjohen gjatë gjumit dhe kryejnë veprime të ndryshme pa vetëdije) janë një dukuri e njohur, që të gjithë ose i kemi parë ose kemi dëgjuar për ta nga rrethi i ngushtë ose i gjerë. Gjithashtu edhe gjakderdhja gjatë ciklit menstrual në këtë fazë është më e madhe.

Duke u nisur nga kjo, shumë shkencëtarë botërorë e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë ardhur në përfundim se hëna e plotë pashmangshëm ndikon në sjelljet e njerëzve. Natyrisht se ka pasur edhe shkencëtarë të tillë që nuk e pranojnë këtë teori, mirëpo shkencëtarët që e përfaqësojnë këtë teori, mendimin e tyre e mbështesin dhe e ilustrojnë me shumë fakte dhe statistika.

Lajme të ngjashme

Back to top button