Ministria franceze e Sporteve: s’ka vaksinë, s’ka “French Open” për Gjokoviçin

Novak Gjokoviçit mund t’i ndalohet të luajë në French Open pasi Ministria franceze e Sporteve të hënën tha se nuk do të ketë asnjë përjashtim nga ligji i ri i Francës për vaksinat, raporton Reuters.

Numri një i botës, Gjokoviç, i cili nuk është vaksinuar kundër Kovid-19, u deportua nga Australia të dielën përpara turneut të parë Grand Slam të vitit, pas humbjes së çështjes gjyqësore për anulimin e vizës.

Ligji i Francës për vaksinat, i miratuar nga parlamenti të dielën, do t’u kërkojë njerëzve që të kenë certifikatë vaksinimi për të hyrë në vende publike si restorante, kafene, kinema, etj.

“Rregulli është i thjeshtë. Certifikata e vaksinës do të zbatohet, sapo të shpallet ligji në institucionet që tashmë ishin subjekt i lejes shëndetësore”, tha ministria.

Kjo do të vlejë për të çdokënd që është spektator apo sportist profesionist, dhe kjo deri në një njoftim të dytë.

“Tani, përsa i përket Roland Garros, është në maj. Situata mund të ndryshojë nga tani në atë kohë dhe ne shpresojmë se do të jetë më e favorshme. Kështu do të shohim, por pa dyshim nuk ka përjashtim.”

Gjokoviçit, të cilit iu ndalua oferta për të fituar titullin Grand Slam në Australian Open, ka refuzuar të vaksinohet dhe është kritikuar për pjesëmarrjen në ngjarje publike muajin e kaluar pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button