Filmi HITCHCOCK

Pas premierës në dhjetor të vitit të kaluar, Filmi Hitchcock shumë shpejt u bë një prej filmave më të shikuar por edhe të lavdëruar nga kritikët e filmit. Paraqet një histori dashurie mes një prej regjisorëve më me ndikim të shekullit të kaluar, Alfred Hitchcock dhe gruas dhe partneres së tij Alma Reville. Ngjarja e filmit zhvillohet gjatë inçizimit të filmit kult Psycho në vitin 1959.

Rolin kryesor në film e ka i madhi Anthony Hopkins, ndërsa përkrah tij aktrojnë Helen Mirren dhe bukuroshja Scarlett Johansson. Regjisor i filmit është Sacha Gervasi i njohur më tepër për filmin Terminali me Tom Hanks.

Përzemërsisht ua rekomandojmë këtë film, do të jenë 98 minuta të kaluara në mënyrë kualitative.

Lajme të ngjashme

Back to top button