fbpx

Pandemia përballi miliona persona me varfëri

Pasuria e 10 burrave më të pasur në botë, është rritur më shumë se dyfish, përkatësisht në 1.5 trilion dollarë, prej shpërthimit të pandemisë, transmeton REL.

Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të organizatës bamirëse të Britanisë, Oxfam, më shumë se 160 milionë persona vlerësohet se janë përballur me varfërinë gjatë pandemisë.

Në raportin e publikuar më 17 janar është thënë se të pasurit janë bërë edhe më të pasur, kryesisht për shkak të stimujve fiskalë dhe monetarë, të cilët kanë rritur vlerën e aksioneve dhe aseteve tjera, ka thënë organizata bamirëse.

Prej shpërthimit të pandemisë, një person është bërë miliarder çdo 26 orë.

Sipas raportit, 10 personat më të pasur në botë kanë më shumë pasuri sesa 3.1 miliardë njerëz të varfër në botë.

Në raport është bërë thirrje për rritje të taksave për miliarderët.

Sipas organizatës, me paratë e taksave të të pasurve mund të blihen vaksina, më pas të ndahen fonde për kujdes shëndetësor dhe shpenzime tjera, me qëllim që të ndihmohen ata që kanë nevojë më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button