Tetovë, u gjet i pajetë trupi i Eqerem Lutfiut, i cili ishte i zhdukur nga 30 dhjetori

Pas 16 ditësh është gjetur i pajetë trupi i Eqerem Lutfiu, i cili ishte paraqitur si i zhdukur nga familja e tij, njoftojnë nga SPB Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Sot (16 janar) rreth orës 11.30-11.40, në ujërat e lumit Shkumbim, në zonën e fshatit Falisht të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i personit I.L. (62) nga Tetova, për të cilin më datë 31.12.2021 është raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Disa ditë më vonë pasi I.L. janë kryer kërkime intensive me ekipet e SPB-së Tetovë, ndërsa në kërkim janë përfshirë edhe qen kontrollues. Në koordinim me Prokurorin Publik dhe me pjesëmarrjen e mjekut ligjor organizohet inspektimi në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Ndërkaq, familjarët e 62 vjeçarit Eqerem Lutfiu nga Tetova kishin paraqitur zhdukjen e tij me datë 31.12.2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button