Gjokoviç humbi gjyqin, pritet të dëbohet nga Australia dhe i hiqet mundësia për të garuar në “Australian Open”

Ylli i tenisit Novak Gjokoviç ka humbur gjyqin në Australi pas anulimit të vizës për shkak të problemeve me vaksinimin kundër koronavirusit dhe tani pritet të dëbohet nga vendi, transmeton Top Channel.

Gjyqtarët e refuzuan apelin e tij pasi qeveria anuloi vizën e lojtarit të pavaksinuar për herë të dytë këtë muaj për arsye të sigurisë së  shëndetit publik.

Vendimi i ka dhënë fund shpresave të 34-vjeçarit serb për të mbrojtur titullin e tij në Australian Open dhe për të fituar një Grand Slam të 21-të.

Gjokoviç tha se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer”, por se e respektonte vendimin.

“Unë do të bashkëpunoj me autoritetet përkatëse në lidhje me largimin tim nga vendi”, tha ai në një deklaratë.

Tenisti ishte planifikuar të luante ndeshjen e tij të parë të hënën.

Gjatë seancës gjyqësore të së dielës përpara një paneli prej tre gjyqtarësh, avokati i Gjokoviç argumentoi pa sukses se arsyet e dhëna nga qeveria ishin “të pavlefshme dhe të palogjikshme”.

Tenisti serb do të qëndrojë në paraburgim në Melburn deri në dëbimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button