RMV, përfundoi dita e parë e debatit kuvendor për zgjedhjen e qeverisë së re, seanca vazhdon nesër

Në Kuvend sonte në mbrëmje përfundoi debati për zgjedhje të qeverisë së re, e cila është caktuar të vazhdojë nesër në orën 12, njofton Portalb.

Sipas VMRO-DPMNE-së opozitare, propozim-emrat individual në qeverinë e re janë dëshmi se LSDM-ja nuk ka zgjedhje dhe ardhmëri të cilës duhet t’i besohet, ndërsa nga partitë qeveritare, madje, konsiderojnë se janë realizuar të gjithë premtimet.

Sipas deputettes Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE-ja, është diskutabile çështja se nëse bëhet fjalë për zgjedhje të re, për shkak se, siç tha, është befasuese që e gjithë garnitura e aktivistëve të rinj dhe të vjetër të LSDM-së “këndojnë në një zë” se ky është akti më demokratik pas dorëheqjes së Zoran Zaevit.

Ajo në fjalimin e saj në seancën e Kuvendit tha se në qeverinë e Kovaçevskit ka 11 kuadro të LSDM-së, gjashtë të BDI-së, tre të Alternativës dhe një të PLD-së, ndërsa shtoi se qeveria e Kovaçevskit numëron nëntë emra të rinj dhe 11 të vjetër.

Deputeti Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike në fjalimin e tij theksoi disa prioritete në të cilat duhet t’i përkushtohet qeveria e re.

Deputetja e LSDM-së Lidija Tasevska në kuadër të seancës së Kuvendit në replikën e saj theksoi se në vitin 2017 Qeveria e udhëhequr nga LSDm-ja trashëgoi sistem shëndetësor të shkatërruar, dhe duhej prej në fillim ta kthejë dinjitetin e mjekëve dhe në përgjithësi të punonjësve shëndetësor.

Debati kuvendor për zgjedhjen e qeverisë së re zgjat më së shumti dy ditë, ndërsa për zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare votohet pas përfundimit të saj, gjegjësisht më së voni deri në orën 24 ditën e dytë ose në këtë rast të dielën deri në mesnatë. Qeveria do të zgjidhet nëse për të votojnë shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button