Pas dy javëve u sanua defekti i ujësjellësit, në çezmat e tetovarëve përsëri filloi të rrjedhë uji

Pas një defekti rreth dy javor, sot u sanua defekti në rrjetin e ujësjellësit të Leshnicës që furnizon Tetovën me ujë, ku si pasojë e këtij defekti qytetarët e Tetovës u përballën me mungesë dhe kufizime të mëdha të ujit gjatë kësaj periudhe në mes të pandemisë dhe dimrit, shkruan Portalb.mk.

Nga Komuna e Tetovës njoftuan se pas një defekti disa ditor, sot ekipi i Ndërmarrjes Publike Komunale e përfundoi sanimin e gypit dhe tanimë nëpër shtëpitë e qytetarëve vetëm se ka filluar të arrijë uji.

“Falënderoj punonjësit e NPK‐së që nuk u ndalën aspak duke punuar vazhdimisht në temperatura tejet të ulëta për sanimin e saj. Defektet e këtilla shpresoj të mos na përsëriten më. Të dashur qytetarë, ju faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin”, njoftuan nga Komuna.

Nga NPK “Tetova” njoftojnë se sasiae ujit për momentin është 310 l/s, që sipas tyre kjo është sasi e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Rikujtojmë që qytetarët, si në rrjete sociale ashtu edhe në jetën reale vazhdimisht kërkonin zgjidhje, pasi pavarësisht gjithçkaje ata kishin nevojë për ujë.

Ndryshe, krahas defekteve të tjera, sipas kryetarit të Komunës, projekti i ujësjellësit nuk ka pasur as pranim teknik pas realizimit të tij, kështu ka kërkuar revizion të plotë të të gjithë projektit. Sipas Kasamit, ky rrjet do të rregullohet gjatë periudhës së verës, kur qytetarët nuk furnizohen me ujë nga ky rrjet, por nga Kodra e Diellit. Kurse dje filloi punën grupi i hetimit për projektin e ujësjellësit në Tetovë për të vërtetuar lëshimet eventuale gjatë realizimit, për të cilin detaje do të ketë ditëve në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button