Kosova regjistron 658 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të shtunën, më 15 janar, janë regjistruar 658 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6 mijë e 8 mostrave, transmeton REL.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 10.95 për qind.

Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar vdekje nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 160 persona janë shëruar derisa 3.837 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button