RMV, debat kuvendor për zgjedhje të qeverisë së re, pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërshtuara

Qëndrime plotësisht të kundërshtuara lidhur me përbërjen, programin dhe politikat e qeverisë së re mund të dëgjoheshin sot nga deputetët e partive opozitare dhe qeveritare, njofton Portalb.

Për opozitën, qeveria e re do të jetë vazhdim i qeverisë paraprake dhe mossuksesi i saj. Ajo, konsiderojnë, nuki mund të ofrojë diçka të re me kuadro të vjetra dhe të harxhuara dhe nuk do të jetë e përgatitur të ballafaqohet me asnjë sfidë. Në mënyrë plotësuese, thonë, ajo nuk ka legjitimitet politik, ndërsa posaçërisht mandatari i cili duhet të emërohet kryeministër, për shkak se nuk ka marrë pjesë në zgjedhje. Legjitimiteti është humbur, konsideron opozita, edhe pas dështimit total të pushtetit në zgjedhjet lokale.

Qëndrim i përbashkët i pjesës më të madhe të deputetëve të opozitës është se kjo qeveri do të jetë qeveri me afat të shkurtër, e cila shpejtë do të ballafaqohet me anomalitë e saj dhe se shumë shpejtë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për dallim nga opozita, deputetët e pushtetit mendojnë se qeveria e re do ta ruajl kursin pozitiv të Qeverisë paraprake. Për legjitimitetin, theksuan, vendosën qytetarët në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, ndërsa plus shtesë është rritja e shumicës parlamentare.

“Kjo qeveri e Kovaçevskit është vazhdimësi e qeverisë së korruptuar të Zaevit të cilën qytetarët e ndëshkuan në zgjedhje, qeveri e cila solli shkretim ekonomik, situatë të vazhdueshme të shtrenjtimit ditor, humbje të vendeve të punës dhe dështim ekonomik”, tha Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE-ja në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhje të qeverisë së re.

Për dallim nga ai, deputeti Darko Kaevski nga LSDM-ja mendon se qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2020 qartë dhanë mbështetje për koalicionin qeveritar që ta udhëheq shtetin. Sipas tij, rritja shtesë e rritjes së shumicës parlamentare qeveritare është dëshmi se të gjithë ato politika që janë ndërmarrë janë të drejta dhe të duhura.

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi në diskutim theksoi se nuk zgjidhet vetëm qeveri, por vendoset se nëse do t’i jepet dritë e gjelbër vazhdimit të projekteve zhvillimore dhe jetës cilësore, ballafaqimit të suksesshëm me krizën energjetike dhe shëndetësore dhe sfida dhe çështje të tjera. Gjithçka që është punuar dhe arritur deri tani, theksoi ai, duhet të jetë stimul që të vazhdohet të punohet më mirë dhe më me përkushtim.

Deputeti Halil Sniopçe nga Aleanca për Shqiptarët, është në një linjë me deputetët e tjerë opozitarë se qeveria e re nuk ka edhe çfarë të re të sjellë me, siç tha, kuadro të vjetra ose të rotuara ose i kanë mbajtur resorët e njëjtë, ndërsa nukn janë përgjigjur për skandale, për korrupsion ose për fatkeqësitë.

Seanca e Kuvendit vazhdon pas pauzës së rregullt. Debati filloi sot, ndërsa për zgjedhjen e qeverisë së re do të votohet më së voni deri nesër në mesnatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button