Makraduli thërret Trajanovskin në duel televiziv

Pas votimeve të 24 marsit, në garë për kryetar të qytetit të Shkupit mbeten Koce Trajanovski, kandidat i VMRO-DPMNE-së dhe Jani Makraduli nga LSDM-ja.

“Athua VMRO-DPMNE, kur flet për veprat e Trajanovskit mendon për gardhin e artë me vlerë prej 2 milion euro, të cilin ende nuk kanë mbledhur guximin që ta vendosin” pyesin nga LSDM-ja pas reagimit të VMRO-DPMNE-së në të cilin partia në pushtet theksoi se kandidati për kryetar të Shkupit nga radha e LSDM-së, Jani Makraduli ka udhëhequr një kampanjë të dobët.

“Apo ndoshta mendojnë për përmendoren e Çakallarovit të cilën sot e bartën nga shkritorja deri në Hipodrom, po përsëri nuk patën guxim ta vendosin tek rrethi afër kishës Katolike në qendër të Shkupit. Ose, ndoshta mendojnë për veprën teatri i vjetër-i ri i cili nga të parashikuarat 9 milion euro arriti vlerën astronomike prej 40 milion euro” pyesin nga LSDM-ja.

Prandaj, e thërrasin Koce Trajanovskin nëse dëshiron të flasë për programet dhe zgjidhjet që i ofron Makaraduli për Shkupin, atë ta bëjë në një duel në cilin do televizion dhe me cilin do gazetar të dëshirojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button