Ballafaqimi me krizën ekonomike dhe energjetike, rritja e pensioneve dhe rrogës minimale, mbrojtja e mjedisit jetësor, janë një pjesë e prioriteteve të qeverisë së re

Kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërje të qeverisë së re Dimitar Kovaçevski në ekspozenë e tij para deputetëve në Kuvend porositi se qeveria e re ka plan të qartë dhe të realizueshëm për ballafaqim me krizën ekonomike dhe energjetike dhe tejkalim të pasojave negative, njofton Portalb.

“Sfidë kryesore në ekonomi mbetet ballafaqimi me efektet nga pandemia dhe kriza energjetike. Që në fillim të mandatit, Qeveria do të bëjë plan intervenues për mbështetje të popullatës dhe ekonomisë për ballafaqim me pasojat nga kriza energjetike. Kjo do të bëhet me qëllim të zbutjes së efekteve negative mbi çmimet dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shoku i çmimeve”, porositi Kovaçevski.

Ai u përqëndruar edhe në masat që qeveria e re do t’i ndërmerr në pjesën e energjetikës, me qëllim që të rritet prodhimtaria nga kapacitetet vendore që të zvogëlohet nevojat për importim të energjisë së shtrenjtë elektrike.

“Qeveria do të realizojë strategji e cila në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë do të sigurojë siguri me furnizimin me energjensë dhe qëndrueshmëri të sistemit energjetik. Fokusi në burimet ripërtëritëse të energjisë dhe shfrytëzimi efikas i resurseve natyrore të disponueshme, siç janë dielli, era dhe uji paraqesin bazë e revolucionit energjetik të Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.

Ai potencoi se me rritje të prodhimtarisë vendore të energjisë elektrike përmes investimeve në projekte të reja infrastrukturore të gjelbra energjetike është rruga e vërtetë drejt sigurimit të pavarësimit energjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë kontekst, mbrojtja e mjedisit jetësor mbetet prioritet i lartë për shkak se kjo do të thotë sigurim të ardhmërisë së shëndetshme dhe të sigurtë për gjeneratat e ardhshme. Angazhohemi për zhvillim të qëndrueshëm që mbështetet në shfrytëzim të kujdesshëm të resurseve natyrore”, përfundoi Kovaçevski.

Kovaçevski paralajmëroi se rritja e pensioneve do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së re.

“Mirëmbajtje e standardit jetësor dhe fuqia blerëse e popullatës duhet të mirëmbahet dhe të rritet. Për këtë qëllim, një nga masat e para të qeverisë së re do të jetë mbështetja e pensionistëve, përmes rritjes së veçantë të pensioneve”, porositi Kovaçevski.

Ai shtoi se krahas rritjes së veçantë të pensioneve, qeveria do të mbetet e përkushtuar edhe në përmirësimin e modelit të mëtejshëm për harmonizim të rregullt ligjor të pensioneve e cila realizohet dy herë në vit.

“Qëllim kyç i politikës ekonomike të Qeverisë do të jetë krijim i rritjes më të madhe dhe të qëndrueshme të ekonomisë dhe rritje të BPV-së me dyfishim të normave të rritjes ekonomike në afat të mesëm edhe atë prej 2,5 për qind në 5 për qind rritje mesatare. Kjo do të arrihet përmes rritjes së investimeve vendore dhe të huaja, investime në projekte publike dhe private, si dhe rritje të konsiderueshme të efikasitetit në realizimin e investimeve kapitale”, tha Kovaçevski. Ai shtoi se në periudhën që pason sfidë kryesore në ekonomi edhe më tej mbetet ballafaqimi me efektet negative nga pandemia dhe kriza energjetike.

Mandatari i ri paralajmëroi se rroga minimale do të vazhdojë të rritet që do të kontribuojë për rritje edhe të rrogës mesatare.

“Rritja e rrogës minimale do të vazhdojë, si edhe rritja e asaj mesatare. Në gjysmën e parë të vitit 2022 do ta iniciojmë dhe përmbyllim dialogun ekonomiko-social për konfirmim të metodologjisë së re për përllogaritje dhe rritje të rrogës minimale”, theksoi Kovaçevski.

Krahas rritjes së rrogave, shtoi mandatari Kovaçevski, politikat e qeverisë së re do të fokusohen edhe në uljen e hskallës së papunësisë e cila është projektuar të arrijë 11,4 për qind në vitin 2024, gjegjësisht do të jetë njëshifrore, 8,6 për qind deri në vitin 2026.
Bisedimet me Republikën e Bullgarisë do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen por askush nuk guxon dhe nuk do të negociojë për identitetin e popullit maqedonas, porositi Kovaçevski në Kuvend.

“E realizuam qëllimi shumëdekadësh strategjik, anëtarësimi në NATO dhe siguruam paqe, stabilitet dhe ardhmëri të sigurtl për fëmijët e tanë. Por, në rrugën drejt BE-së para nesh janë sfidat për të cilat të dy qeveritë, të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, janë të vendosura të gjejnë zgjidhje përmes dialogut dhe bashkëpunimit. Qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë janë më shumë të interesuara për ekonominë, për këmbime kulturore, arsimore dhe rinore, për infrastrukturë e cila lidh dhe në këto tema duhet më shumë të bashkëpunojmë. Historia ju mbetet historiane, por çështjet e identitetit janë themele të popullit dhe shtetit. Për qeverinë nuk ekziston kurrfarë dilemë – askush nuk guxon dhe askush nuk do të negociojë për identitetin e popullit maqedonas dhe për specifikën dhe veçantinë e gjuhës maqedonase të vërtetuar historikisht dhe shkencërisht”, tha Kovaçevski.

Ai paralajmëroi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me politikat e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të përforcuar me të gjithë vendet fqinje.

Kovaçevski theksoi se ndërtimi i Korridorit 8, i cili në mënyrë të paarsyeshme po vonohet me dekada. Lidhja lindje-perëndim, me Shqipërinë dhe Bullgarinë paraqet obligim strategjik dhe fokus i qeverisë deri në vitin 2024.

Ai tha se vazhdojnë me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Bllacë dhe se në plan është fillimi i sendërtimit të plotë të autostradës Tetovë-Gostivar, si dhe të katër akseve të autostradave.

“Është planifikuar rikonstruksion vijues dhe ndërtim i rrugëve lokale në gjatësi prej mbi 100 kilometra në 36 komuna”, tha Kovaçevski.

Ai në ekspozenë e tij, mes tjerash, theksoi se qeveria e re do t’i  përkushtohet ekonomisë, rrogave dhe pensioneve, mbështetjes së kompanive, zhvillimit energjetik dhe rritjes së punësimit.

“Kemi mundësi të rrallë në periudhë prej 2,5 viteve pa tronditje zgjedhore, të cilat çdoherë për politikanët më së shpeshti historikisht janë të paarsyeshme, ndërsa për qytetarët çdoherë traumatike me arsye, dhe t’u përkushtohemi problemeve reale dhe jetës së qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Në fund të fjalimit, Kovaçevski theksoi se nuk e di, nuk dëshiron dhe nuk do t’i ndajë njerëzit, qytetarët, ministrat në “të tonë” ose “të juaj”.

Përndryshe, nga ora 11:00 është duke u mbajtur seanca plenare e Kuvendit, ku pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e qeverisë së re. Sipas propozimit, për kryeministër pritet të zgjidhet Dimitar Kovaçevski, ndërkaq për ministra janë propozuar:

  • Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
  • Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
  • Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
  • Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
  • Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
  • Fatmir Besimi – ministër i Financave
  • Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
  • Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
  • Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
  • Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
  • Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
  • Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
  • Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
  • Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
  • Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
  • Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
  • Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
  • Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
  • Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
  • Xhemail Çupi – ministër pa resor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button