fbpx

RMV, seancë e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re

Programi dhe përbërja e re e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot do të hyjë në procedurë kuvendore. Për në ora 11:00 është caktuar seanca plenare ku pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së re, njofton Portalb.

Sipas propozimit, për kryeministër pritet të zgjidhet Dimitar Kovaçevski, ndërkaq për ministra janë propozuar:

  • Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
  • Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
  • Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
  • Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
  • Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
  • Fatmir Besimi – ministër i Financave
  • Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
  • Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
  • Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
  • Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
  • Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
  • Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
  • Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
  • Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
  • Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
  • Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
  • Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
  • Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
  • Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
  • Xhemail Çupi – ministër pa resor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button