Facebook rrezikon një gjobë 3 miliardë dollarë për krijimin e një “grafiku social”

Një eksperte ligjore e konkurrencës mbështetur nga një fond i fuqishëm i çështjeve gjyqësore, ka vendosur të nisë një betejë ligjore multi-miliardë dollarëshe kundër Meta (Facebook) që e akuzon për shkelje të ligjeve të konkurrencës dhe abuzim me pozitat dominuese në Britani, transmeton PCWorld Albanian.

Nëse përpjekja e tyre është e suksesshme, Meta mund të detyrohet të paguajë 3.1 miliardë dollarë dëmshpërblim përdoruesve të Facebook në Britani.

Padia u dërgua ditën e Enjte pranë Gjykatës së Apelit të Konkurrencës në Londër dhe kërkon që Facebook të paguajë 44 milionë përdoruesit Britanik për përdorimin e të dhënave të tyre gjatë viteve 2015-2019.

Çështja po ndiqet nga ekspertja ndërkombëtare e ligjeve të konkurrencës Dr. Liza Lovdahl Gormsen. Argumenti kryesor i saj është se Facebook jo vetëm që mbajti peng përdoruesit duke i mbajtur të lidhur të dhënat e tyre me platformën, por edhe i gjurmoi ato përmes Facebook Pixel dhe uebsajteve të tjera duke gjeneruar një grafik social të dhënash.

Mbështetja financiare për këtë betejë gjyqësore erdhi nga Innsworth, një prej fondeve më të fuqishme në botë për çështjet gjyqësore.

Një padi të ngjashme e pret Facebook edhe në SHBA që mund të çojë në shpërbërjen e kompanisë dhe shkëputjen e platformave si Instagram dhe WhatsApp nga gjiganti i teknologjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button