Në RMV ka indikatorë real për rreziqe nga veprimtaritë terroriste

Raportin e Progresit nga KE theksohet se Maqedonia e Veriut duhet të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Raporti kërkon që gjatë vitit 2022 vendi t’i përmbush të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian. Ndërkaq, eksperti i çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni, vlerëson se Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë e cenuar nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Vendi ka indikatorë real që dëshmojnë rrezikun nga veprimtaritë terroriste, shkruan Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet e rajonit më të spikatura në luftën ndaj terrorizmit radikal, pas Kosovës. Nga viti 2012 deri tash në zonat e konfliktit, janë larguar 143 shtetas të RMV-së, nga këta 69 janë kthyer ndërsa 38 janë vrarë. Janë pesë luftëtarë aktivë në zonat e konfliktit, ndërsa katër janë të burgosur në Siri. Në korrik të vitit 2021, 23 persona (katër burra, pesë gra dhe 14 fëmijë) u riatdhesuan nga Siria dhe Iraku. Aktualisht janë 11 luftëtarë të huaj terroristë në burg, 6 janë liruar nga burgu në vitin 2020 dhe asnjë në 2021.

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, vlerëson se vendi jonë vazhdon të mbetet i rrezikuar nga radikalizmi i dhunshëm.

Adrian Shtuni. ekspert i çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare
Burimi i fotografisë: FB

“Fatkeqësisht rreziku nga radikalizmi i dhunshëm nuk është sezonal apo i përkohshëm. Nuk ka vaksine për këtë problem. Rreziku është konstant ndaj edhe kërkon vëmendje të vazhdueshme, e posaçërisht në vende me diversitet etnik, kulturor, e fetar si Maqedonia e Veriut. Puna duhet të dyfishohet sidomos për të rehabilituar dhe re integruar ata që janë kthyer apo do të kthehen nga Siria dhe që do të dalin nga burgjet në vitet që vijnë. Çfarë do asistence që i jepet të kthyerve apo dënuarve nuk duhet të keqkuptohet si një “shpërblim” por të kuptohet si një ndihmë për rimëkëmbje dhe për t’i bërë komunitetet më të sigurta”, u shpreh për Portalb.mk, Adrian Shtuni.

Sipas tij, në RMV ka indikator real që kërcënimet e veprimtarive terroriste janë reale. Shqetësues mbetet edhe fakti se në rrjetet sociale grupet terroriste kanë mbështetje të konsiderueshme nga qytetar të RMV-së.

“Fakti se midis Gushtit dhe Dhjetorit 2020 policia arrestoi 11 të dyshuar nën akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste në Maqedoninë e Veriut është tregues i qartë se rreziqet nga veprimtaritë terroriste janë reale. Është po ashtu shqetësues fakti se personave të arrestuar ju konfiskua një sasi e konsiderueshme armësh zjarri dhe lëndë shpërthyese gjë është tregues i një rrezikshmërie të rritur. Po ashtu, fakti se tre prej të akuzuarve janë recidiviste, pra ishin dënuar më herët për veprimtari terroriste dhe ishin liruar pak kohë përpara se të arrestohen serish, ngre pikëpyetje mbi efektshmërinë e masave ndëshkuese që po aplikohen për vepra terroriste me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pra e thënë më qartë, dënimet në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, kanë qenë kryesisht të ulëta në krahasim me dënimet e shqiptuara në vendet e Bashkimit Evropian për vepra të ngjashme. Edhe në hapësirën e mediave sociale, mbështetja ndaj grupeve terroriste si Shteti Islamik është një konstante shqetësuese që tregon se ideologjitë që propozojnë përdorimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorit për të zgjidhur problemet shoqërore e politike kanë zënë vend midis grupeve të caktuara në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë në Ballkanin perëndimor dhe nuk janë fenomene sipërfaqësore apo kalimtare”, deklaroi eksperti i çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni.

Çfarë bën RMV në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm?

Në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm ekziston një koordinator kombëtar dhe dy deputetë përgjegjës, ndërkohë një koordinator i ri dhe dy zëvendës tjerë u emëruan për një mandat 4 vjeçar në gusht të vitit 2021. Përgjegjësia për çështjet e lidhura me terrorizmin bie mbi Ministrinë e Brendshme, ndërsa kuadri ligjor vlerësohet se është në përputhje të gjerë me acquis të BE-së dhe instrumentet ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Maqedonia e Veriut ka një strategji kombëtare për luftën kundër terrorizmit (2018-2022) dhe një strategji për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (2018-2022), të dyja me plane veprimi të ndërlidhura. Një Plan Kombëtar për ri-integrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj të kthyer dhe anëtarëve të familjeve të tyre (gra dhe fëmijë) u miratua në qershor të vitit 2020, me qëllim zbatimin e prioriteteve të identifikuara për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimi. Plani synon të zhvillojë një qasje të vetme gjithëpërfshirëse kombëtare në drejtim të trajtimit të luftëtarëve të huaj terroristë dhe familjeve të tyre.

Vendi ka zbatuar Marrëveshjet Dypalëshe Zbatuese të Planit të Përbashkët të Veprimit për Kundër Terrorizmin për Ballkanin Perëndimor që nga viti 2019.

“Mendoj se gjatë viteve të fundit vetëdijesimi për problemin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm krahasimisht me përpara kur problemi kryesisht mohohej apo minimizohej. Ndërkohë është fituar një përvojë e vlefshme fillestare sa i përket qasjes më aktive dhe gjithëpërfshirëse nga ana e strukturave shtetërore. Për shembull, është për t’u përshëndetur krijimi i një grupi ndërinstitucional për re integrimin e të kthyerve nga Siria që ka përgatitur edhe një plan të detajuar për qasjen ndaj tyre. Ka edhe projekte të financuara nga vendete tjera të Bashkimit Evropian për të vlerësuar nevojat e familjeve të personave të dënuar për veprimtari terroriste në mënyrë që të ndihmohet në re integrimin e tyre në shoqëri. Punë e mirë është bërë edhe nga Ekipet e Veprimit në Komunitet, posaçërisht nga ai i Komunës së Kumanovës me ndihmesën e Rrjetit të Qyteteve të Forta. Shoqëria civile ka filluar të angazhohet më shpesh e më shumë në programe parandaluese kryesisht në partneritet me organizata partnere nga vendet e tjera. Për shembull, një projekt i vlefshëm ka qenë ai i “Mother Schools” i implementuar nga “Women without Borders” në partneritet me disa organizata vendore që ka pasur rezultate të mira për zbatimin e një qasje parandaluese të përnderimit për paqe” deklaroi Adrian Shtuni, ekspert i çështjeve të sigurisë.

Megjithatë, vendi duhet të punojë më me seriozitet mbi këtë çështje me fokus të veçantë të punohet në programet edukativo-arsimore si dhe ndarja e fondeve vendore për luftën ndaj terrorizmit.

“Por gjithsesi, ka ende shumë për të bërë. Shumë më tepër duhet të punohet për parandalim duke filluar me arsimtarët në shkolla. Po ashtu duhet të prioritetizohet puna në burgje, për të parandaluar radikalizimin e të dënuarve. Së fundmi, nuk është sekret se programet për përballje me ekstremizmin e dhunshëm në pjesë n dërmuese ideohen, dizajnohen, dhe financohen nga organizata ndërkombëtare me fonde të huaja. Për sa kohë nuk ka investime të vetë motivuara e të vazhdueshme të fondeve vendore për përballje me ekstremizmin e huaj, pra pa shtytje apo incentivim nga jashtë por me vullnet vendor, vështirë se arritjet do të jenë të qëndrueshme apo të mjaftueshme në planin afatgjatë”, shtoi eksperti i çështjeve të sigurisë Adrian Shtuni.

Sa i përket luftës kundër terrorizmit, Maqedonia e Veriut u kritikua edhe në Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian.  

“Është bërë njëfarë përparimi në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin/goditjen e ekstremizmit të dhunshëm në përputhje me objektivat e përcaktuara në Planin e Përbashkët të Veprimit kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjen dypalëshe zbatuese. Një plan kombëtar për ri integrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj të kthyer dhe anëtarëve të familjeve të tyre u miratua në qershor 2020, me qëllim zbatimin e prioriteteve të identifikuara për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”, thuhet mes tjerash në Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut.

Raporti tërheq vëmendjen se vendi nuk i ka plotësuar të gjitha rekomandimet e propozuara në vitin 2020 dhe theksohet se gjatë vitit 2022, vendi duhet në veçanti të bëjë më shumë në:

  • Vazhdimi i zbatimit pro-aktiv të reformave institucionale të sektorit të sigurisë (policia kriminale, njësitë financiare, Qendra Kombëtare e Koordinimit për Luftën kundër Krimit të Organizuar) për të arritur rezultate të mëtejshme të prekshme;
  • Vazhdimi i zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit kundër Terrorizmit, duke përfshirë edhe sektorin e arsimit, dhe sigurimin e performancës efektive të zyrës së Koordinatorit Kombëtar duke ndarë buxhet të mjaftueshëm;
  • Regjistrimi sistematik i migrantëve dhe përmirësimi i profilizimit të ndjeshëm ndaj mbrojtjes, duke miratuar një qasje më sistematike për të luftuar kontrabandën e migrantëve.

Raporti shton se: Ka mekanizma lokalë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ekipet e veprimit në komunitet të ngritura në katër komuna të ndjeshme (Çair, Gostivar, Kërçovë dhe Kumanovë) kanë përgatitur planet e tyre të veprimit. Ndarja e kompetencave ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm duhet të qartësohet zyrtarisht. U bënë përpjekje për ngritjen e strukturave dhe mekanizmave për t’u marrë me ri-integrimin në nivel lokal. Shtatë ekipe lokale multidisiplinare janë ngritur në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Kërçovë, Pllashincë dhe Makedonski Brod. Duhet bërë më shumë për ri-integrimin dhe risocializimin e të kthyerve.

Lexoni më shumë se çfarë konkretisht ka bërë vendi në luftën kudër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm:

Maqedonia s’ka bërë pothuajse asgjë për mbrojtjen e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

 

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button