RMV, është miratuar Dekret për shpallje të gjendjes së krizës për shkak të çrregullimeve me furnizimin me energjinë për ngrohje

Qeveria në seancën e sotme të 134-të solli Dekret për kriteret dhe kushtet për shpallje të gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive kohore dhe natyrore dhe çrregullimeve në tregun e energjisë për ngrohje, mënyrën e furnizimit me energji për ngrohje në gjendje krize, masat që ndërmerren në rast të gjendjes së krizës, njofton Portalb.

Sipas këtij Dekreti, siç informon pres-qendra qeveritare, ndjekja e vazhdueshme, analizimi i dhe vlerësimi i gjendjes së tregut të energjisë për ngrohje në vend do ta realizojë Komisioni për ndjekje të gjendjeve me furnizim me energji për ngrohje të cilën do ta formojë ministri i Ekonomisë.

Komisioni është paraparë të jetë i përbërë nga tetë anëtarë edhe atë nga një përfaqësues nga radhët e funksioneve të larta udhëheqëse në Ministrinë e Ekonomisë, nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një përfaqësues nga Bashkësia e Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale dhe pesë përfaq[sues nga bartësit e licencave në tregun e energjisë për ngrohje. Mandati i anëtarëve të Komisionit do të jetë katër vite.

“Komisioni duhet të sjellë vlerësim për gjendjen e krizës në furnizimin me energji për ngrohje në bazë të analizave për ndodhjes së mosfunksionimit të plotë ose të pjesërishëm të sistemit distributiv të energjisë për ngrohje e shkaktuar nga fatkeqësi kohore ose natyrore, ndodhje të rënies së tërësishme të kapacitetit prodhues për energji për ngrohje për shkak të havarisë ose mungesë të energjensëve për prodhim të energjisë ngrohëse, mundësi për përdorim të derivateve alternative për prodhim të energjisë ngrohëse, mungesë të energjisë ngrohëse dhe gjendje të tregut të energjisë ngrohëse”, thuhet në kumtesë.

Me Dekret është konfirmuar se në rast të gjendjes së krizës, në varshmëri nga vlerësimet, të ndërmerren masa për veprim në gjendje krize të përgatitura nga operatorët të sistemeve distributive, mund të realizohet kufizim të furnizimit me energji ngrohëse, si dhe të sigurojnë sasi plotësuese të energjisë ngrohëse.

Mjetet financiare të nevojshme për realizim të masave sigurohen nga burime personale të bartësit e licencave për kryerje të veprimtarive energjetike dhe/ose nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtueshmëri me Ligjin për menaxhim me kriza dhe në mënyrë të përcaktuar në vendimin për shpallje të gjendjes së krizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button